Besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë kanë falur namazin në sheshin “Skënderbej” në orën 06:00.
Festa e Kurban Bajramit është një prej dy festave më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë.
Një ditë më parë (27 qershor), Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përcolli urimin e tij me rastin e kësaj feste.
“Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë. Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër. Është pjesë e gjithë shoqërisë. Ata që kanë mundësi presin kurban dhe shpërndajnë për çdo njeri e familje në nevojë, e kjo e bën këtë festë që të futet në çdo shtëpi. Të gjithë e ndiejnë atmosferën dhe solidaritetin e kësaj feste” uroi Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
Burimi / Rtsh
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.