Këshilla & Arsye

October 26, 2018 | 10:44

Bie miti i makaronave… Mund t’i hani dhe në darkë, nuk ju shëndoshin dhe ju bëjnë të lumtur

Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim. Mjaft më me mitet falso mbi makaronat, nuk është e vërtetë që nuk mund të konsumohen në darkë, dhe pse vallë të privohemi nga një karbonara e shijshme? Ato stimulojnë tiroiden dhe i bëjnë mirë edhe humorit.

Lajmi i mirë vjen nga endokrinologia dhe nutricionistja Serena Missori.

Sipas dietologes është mirë të përdoret makarona e grurit të fortë. Dhe më mirë akoma ato me indeks glicemik (sheqeri) të ulët, pasi janë të përshtatshme për diabetikët dhe ata të cilët duan të humbasin peshë. Bëni kujdes, makaronat nuk duhet të jenë zier shumë. Ato duhet të jenë patjetër aldente sepse janë më të shijshme dhe kanë nivel glicemik (sheqeri) të ulët.

Gjithashtu këshillohet një makaronë e mirë, e tiganisur me vaj ulliri extra të virgjër dhe erëza, por ndonjëherë t’i lejojmë vetes edhe një karbonara me vezë dhe pançetë, për të shtuar dhe pak proteinë.

Makaronat mund të konsumohen edhe në darkë, sidomos nëse jemi të stresuar, nëse vuajmë nga pagjumësia, nëse jemi në menopauzë apo nëse vuajmë nga sindroma pre menstruale.

Kjo sepse makaronat ndihmojnë në sintezën e serotoninës dhe melatoninës duke bërë që të thithet më mirë triptofanin (aminoacid që përdoret për biosintezën e proteinave) dhe në këtë mënyrë ndihmon në relaksim dhe favorizon gjumin.

Nëse relaksohemi reduktohen hormonet e stresit, ndër të cilët kortizoli, që favorizon shtimin në peshë.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top