Mirëqenie

September 8, 2018 | 9:53

Bimët që duhet t’i mbani në shtëpi, për të larguar stresin…

Të kujdesesh për lulet sidomos ato me gjethe jeshile ndihmon për të larguar stresin dhe mërzitjen. Të paktën kështu thotë një studim i fundit i universitetit Wheeling Jesuit University në SHBA. Ja disa nga bimët me gjethe të gjelbër që mund t’i mbani në shtëpi për të larguar stresin dhe mërzitjen.

  1. Nenexhiku

Ai është shumë i mirë edhe për gatime të ndryshme. Kjo barishte aromatike është gjithashtu e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe antistres.

  1. Jasemini

Jasemini është i bukur për t’u parë dhe ka një aromë të mrekullueshme. Por jasemini ka edhe një efekt qetësues në sistemin nervor. Sipas studimit të universitetit “Ruhr University” në Bochum, Gjermani të bërë në disa minj në kafaz, sa herë që lëshohej aromë jasemini ata mblidheshin në një qoshe dhe rrinin të qetë e nuk lëviznin.

  1. Aloe vera

Kjo lloj bime njihet për aftësitë e saj hidratuese dhe si një ilaç kundër djegieve. Gjithashtu aloe vera është në gjendje të pastrojë ajrin nga faktorë ndotës dhe natën lëshon oksigjen, duke bërë që të pushoni të qetë.

  1. Livando

Kjo lloj bime që çel lule dhe ka një aromë shumë të mirë është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë për të qetësuar nervat dhe për ndihmuar ngritjen e humorit. Një studim i drejtuar nga një grup studentësh infermierë ka treguar se si aroma e livandos mund të ulë ndjeshëm ritmin e zemrën në situata stresuese.

  1. Sansevieria, lulja gjarpër

Një studim i NASA-s zbuloi se kjo lloj bime është e aftë të pastrojë ajrin nga njëqind toksina dhe të lëshojë oksigjen gjatë natës. Ajo përmirëson nivelet e energjisë, lehtëson dhimbjet e kokës dhe lehtëson frymëmarrjen. Ajo karakterizohet nga gjethe të ngushta të gjelbra të errëta dhe me vija të lehta në majën e tyre. Sansevieria njihet edhe me një emër tjetër “gjuhë vjehrre”, ndoshta për shkak të majave të saj të mprehta.

  1. Borziloku

Falë një hulumtimi të bërë në laborator tek minjtë, nga një ekip shkencëtarësh japonezë, është zbuluar se ekspozimi ndaj linalool-it (një përbërës organik nga i cili është i pasur) ndihmon për të zvogëluar aktivitetin e gjeneve që janë aktivizuar në situatat e stresit.

  1. Palma areca

Kjo lloj bime përveç se shërben për të areduar shtëpinë, ajo është dhe një lloj “pastrues” ajri. Sipas një studimi të NASA-s palma areca është në gjendje të ulë nivelin e toksinave në ajër. Të thithësh ajër të pastër si zgjuar ashtu edhe kur jemi në gjumë na ndihmon të ndihemi mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

 

Burimi / BalkanWeb

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com