Marrëdhënie

February 2, 2018 | 8:46

Biznesmeni homoseksual shqiptar rrëfen historinë e tij

 

Ai është një nga biznesmenët, që së fundmi ka deklaruar prirjet e tij seksuale, kundrejt së njëjtës gjini. Në një rrëfim për jetën e tij, karrirerën dhe familjen ai ndër të tjera ka shprehur se nuk beson tek martesa midis dy meshkujve apo dy femrave.

Elton Ilirjani, i ftuar tek “Rudina”, ka treguar se pavarësisht prirjeve të tij homoseksuale nuk beson tek martesa gay. 

“Nuk besoj tek martesa midis dy meshkujve apo dy femrave. Jam gjithashtu kundër birësimit të një fëmije nga një çift me prirje homoseksuale. Mendoj se kjo gjë nuk funksionon. Martesa dhe fëmijët janë diçka që mund ta bëj një burrë dhe një grua, jo dy burra apo dy gra”-është shprehur Ilirjani.

Ai gjithashtu ka thënë se është kundër të trumpetuarit të faktit se është gay. “Jam kundër mburrjes me faktin që jemi gay dhe jemi më të mirët. E di që komuniteti do të më kundërvihet për këto që po them, por kështu e mendoj”-ka vazhduar biznesmeni. Eltoni ka rrëfyer gjithashtu faktin se ka përjetuar në Qipro një histori dashurie, e cila zgjati 4 vite, por që për arsye të ndryshme përfundoi.

“Kam qenë i dashuruar për 4 vjet, aktualisht nuk jam i lidhur. Në Shqipëri nuk mund të gjej një partner sepse njerëzit janë mendjembyllur, ndërsa jashtë shtetit njerëzit kanë shumë vese si alkooli, duhani apo drograt e ndryshme. Ndërsa unë kam arritur deri tek cigarja, madje edhe atë tani e pi me cigare elektrike”-ka treguar Eltoni.

Unë e dua jetën dhe kjo më dha motiv e forcë për të ecur përpara me prirjen time seksuale. Unë jam person që nuk prekem, nuk qaj kurrë, nuk më dalin lot. Kam qarë vetëm për vdekjen e babait tim”- e ka mbyllur rrëfimin e tij biznesmeni shqiptar, i cili shumë shpejt do filloj një jetë të re në Amerikë.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top