Marrëdhënie

February 2, 2018 | 8:00

Ja çfarë duhet të bëni, nëse partneri nuk komunikon me ju

Format e shumta të komunikimit në ditët e sotme lënë mjaftueshëm hapësirë për keqkuptime.

Sipas ekspertëve, nëse një mashkull që pëlqeni nuk po ju shkruan më mesazhe, duhet të bëni këto gjëra:

  1. Mos u frikësoni

 

Gjëja më e rrezikshme që mendojnë femrat në këtë situatë është se supozojnë direkt më të keqen. Atij ndoshta mund t’i ketë dalë ndonjë punë e papritur, ose telefonin do e ketë pasur pa bateri. Mos mendoni me vrap për më të keqen.

  1. Mos bëni asnjë veprim

Edhe nëse ju ka kapur panik në kokën tuaj, dilni me miqtë tuaj, por mos veproni me shpejtësi. Mos i shkruani sërish nëse e ka marrë mesazhin tuaj. Gjithashtu mos e merrni ne telefon dhe t’i kërkoni llogari në lidhje me faktin që nuk ju ka kthyer përgjigje. Nëse  veproni pa u menduar mirë, do të shkatërroni romancën që po krijonit.

  1. Mos harroni vlerën tuaj

Kur dikush nuk na përgjigjet, është e lehtë të ndihemi sikur po humbasim dikë. Tundimi emocional na bën që të përpiqemi për ta kthyer atë, sikur ai të jetë një çmim. Ndaluni për një moment dhe mos harroni që edhe nëse humbet interesin, kjo është humbja e tij.

  1. Prisni 48-72 orë para se të komunikoni sërish

Prisni  48-72 orë para se të bëni përpjekje të mëtejshme për të komunikuar.

Nëse ai ende ka interes për ju, ai do të përgjigjet brenda kësaj periudhe kohore. Ju i keni treguar atij një vetëbesim për të pritur që ai të vijë tek ju.

  1. Bëjeni veten të lumtur 

Bëni gjithçka që ju duhet për ta bërë veten të lumtur dhe për të larguar mendjen nga ai. Kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj.

Burimi / http://intv.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top