Aktualitet

December 1, 2021 | 11:06

Bleona Qereti: Dashuria vjen dhe shkon… duhet të jemi të ndershëm me ndjenjat tona, jo të rrimë në martesa të dështuara për shkak të paragjykimeve të shoqërisë!

Në shfaqjen më të fundit televizive në Love Story, këngëtarja e njohur, gjithaq dhe për mënyrën e drejtpërdrejtë të të thënit të gjërave, pati përplasje mes njërin prej opinionistëve të spektaklit, Robert Aliaj. Ndërsa ishin duke diskutuar rreth materializmit në një marrëdhënie, nëse është më i theksuar nga ana e vajzave apo djemve, Roberti u shpreh se vajzat janë më materialiste, duke marrë parasysh faktin që ai ka krijuar familje, ndërsa dy opinionistet që ka në krah, jo. E revoltuar, Bleona ka mbajtur qëndrimin e saj, duke mos lejuar fyerjen me përkatësi gjinore.

01

Dikush duhet të ketë guximin të flasë për faktin se dashuria njësoj siç lind ashtu dhe vdes!

Dashuria vjen dhe shkon…

Ne duhet të jemi të ndershëm me ndjenjat tona – jo të rrimë në kombinime dhe martesa të dështuara për shkak të paragjykimeve të shoqërisë!

Pikërisht për shkak të paragjykimit ka shumë njerëz që jetojnë një jetë false dhe shtirja është bërë pjesë e karakterit të tyre.

Këtu njerëzit pretendojnë që janë të “martuar”, pretendojnë që janë të “pasur”, pretendojnë që janë të “lumtur”….

Sa mirë do të ishte sikur të fokusoheshin që VËRTET të ishin të martuar dhe besnikë, VËRTET të pasur, dhe VËRTET të lumtur dhe të përmbushur!!!

Sa mirë do ishte sikur me të vërtetë ky të ISHTE REALITETI I TYRE!

Në emër të sinqeritetit dhe besnikërisë është më e ndershme të realizohet (qoftë dhe për një kohë të shkurtër) ajo që premtohet, se sa një premtim i rremë që mezi pret ta thyesh në çdo moment!

Mos bëni “pazare” me dashurinë duke dhënë  premtime që nuk mund t’i realizoni!

02

*Bleona Qereti, e njohur me emrin e artit si Bleona, është këngëtare Shqiptare-Amerikane, tekstshkruese, aktore, sipërmarrëse, modele dhe personalitet televiziv.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top