Në fokus

August 3, 2020 | 11:11

Blerina Mërtiri: Fëmijët e emigrantëve kanë pasaportë shqiptare, por nuk dinë shqip

 

Si çdo vit, shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit kthehen në vendlindjen e tyre për pushime. Por barriera që i mundon, është mungesa e të folurit të gjuhës shqipe dhe humbja e komunikimit me të afërmit, gjq për të cilën per te cilen ndihemi keq çdo ditë kur i dëgjojmë.

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Mjaft analogë, kur dëgjohet e folura e shumë vendeve të Europës, krahasuar me shqipen ngulmojnë se gjuha jonë ka një tingull të veçantë dhe mjaft impulsiv. Historikisht, mërgimtarët shqiptarë kanë punuar dhe janë përpjekur që brezave t’u mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën tonë.

Shqipja është vazhdim i gjuhës ilire, i përket grupit të gjuhëve indoeuropiane dhe veçohet si një nga më të vjetrat në Europë dhe Ballkan. Kjo gjuhë na nxjerr shumë larg në histori. Për shqiptarët emigrues, me gjithë përpjekjet për ruajtjen, shqipja po bëhet sa e largët dhe e huaj për fëmijët.

1

Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit të shqipes, por vetëm ardhja me pushime nuk plotëson kushtin e mësimit të gjuhës. Por sot ka probleme me disa dhjetëra, në mos qindra fëmijësh shqiptarë, nga prindër shqiptarë, që nuk shkruajnë dhe flasin mirë gjuhën e prejardhjes së tyre. Përmendim këtu që ka disa shqiptarë që e kanë dhe “turp” këtë gjë.

Tashmë emigrantët që flasin gjysmë shqip dhe gjysmë nga gjuha e shtetit ku jetojnë, i njohim dhe nuk japim rëndësi injorancës së tyre. Problemet që mbeten për t’u zgjidhur janë të shumta, që nga shkollimi i fëmijëve në gjuhën shqipe si dhe televizionet shqiptare, që duhet të organizojnë mësimdhënie dhe orë të vërteta leksioni të mësimit të shqipes si dhe të vështirësive të gramatikës për emigrantët, por detyra kryesore i mbetet familjeve shqiptare.

Të parët tanë e lanë amanet mesmin e gjuhës shqipe, amanet që duhet të kalojë në breza, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top