Lifestyle

August 19, 2020 | 8:41

Blerina Mërtiri: Folklori muzikor shqiptar, një pasuri për të gjithë

 

Folklori muzikor shqiptar është i njohur si një nga folkloret më të pasur në botë. Ne krenohemi për muzikën tonë të mirëfilltë, dhe sidomos atë folklorike. Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studiohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen brezat e muzikantëve të ardhshëm.

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Dëgjojmë për ritmet e zonës së veriut të Shqipërisë si një thesar i vërtetë tingujsh (çiftelia, lahuta) dhe zanor (si epika mashkullore dhe polifonia grarishte) si dhe ndërthurjen shumë të rrallë të tingujve.

Kalojmë te Shqipëria e Mesme, e cila ka gjithashtu vlera fantastike për sa i përket muzikës folklorike instrumentale dhe asaj zanore. Janë të famshme këngët e dasmave dhe ato festive ku dominojnë temat solistike si dhe ato në grup.

Polifonia e jugut vjen akoma më e veçantë. Shumë shtete kanë një polifoni paksa të ngjashme me tonën, por kurrsesi s’kanë larmi dhe ndërthurje zanore, e sidomos ndërthurjen modale brenda një kënge të vetme.

1Shumë kompozitorë të rinj marrin motive nga folklori ynë për krijimet e tyre. Fatmirësisht kanë mbetur muzikantë dhe studiues që nuk e kanë harruar se çfarë vlerash ka muzika shqiptare. Janë po këta muzikante që përpiqen ta ruajnë atë dhe ta paraqesin para gjithë botës si një vlerë e rrallë që duhet mbrojtur.

Folklori është thesar i trashëgimisë popullore, është kulturë shpirtërore e një populli. Duhet bërë përpjekje për ta ruajtur këtë trashëgimi të së kaluarës, jo vetëm si vepra artistike, por edhe si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi, për identitetin kombëtar të tij.

grup-nga-gramshi

valle-nga-oboti-shkoder

veshje-grash-me-dimi_shqiperi-e-mesme

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top