Në fokus

September 1, 2020 | 8:44

Blerina Mërtiri: Hapja e shkollave, nxënësit kanë nevojë të shprehen dhe të jetojnë në komunitet

 

Shkolla nisi. Viti i ri mësimor 2020-2021 do të duhet të përballet me një nga vështirësitë e shekullit. Pandemia që na mbylli për disa muaj, pengoi njëherësh mësimdhënien e mësimnxënien aktive, e cila do t’i tregojë pasojat e veta në ditët që do të vijnë. Mësimi online, një sfidë e kushtëzuar nga rrethanat, ndikoi, kryesisht tek brezi i ri, klasat e para, ata të cilët vështirësitë i hasnin kryesisht prej komunikimit të munguar dhe aktiv. Gjithashtu, i tërë cikli parauniversitar kaloi vështirësitë e veta, një paralizim të detyruar të zhvillimit të orëve mësimore në kushte aspak të favorshme. 

E megjithatë shkolla nisi. Barrën studimore dhe pedagogjike do ta kenë mbi supe të gjitha palët e interesit. Mbetet të shohim se si do të pajtohen për mbarëvajtjen e ciklit mësimor. 

Padyshim që pjesë e pasoja janë dhe qëndrimi psikosocial i fëmijëve pas pandemisë, ndërsa mungesa e rolit të mësuesit zhbëri një shtyllë bazikë në formimin gradual të fëmijës.  

Rëndësi ka që shkolla filloi. Ministria e Arsimit lancoi datat si dhe një riorganizim të orëve mësimore, me klasa dhe grupe të ndara me turne. Por natyrshëm lindin disa pyetje:

A kanë kapacitete shkollat për ta bërë mësimin me turne?

Cili pritet të jetë efektivshmëria e mësuesve  per mësimdhënien dhe mesimnxënien e fëmijëce brenda kushteve normale?

A përbën ngarkesë për të dyja palët dhe si do të kompensohet ajo?

Po sa i takon përgatitjes apo planit të punës, i cili kërkon angazhim të një lloji tjetër?

A mendojnë mësuesit se është një zgjidhje alternative por që do të ketë pasoja më vonë?

Si kanë menduar mësuesit të përshtatin orët mësimore sipas grupeve të fëmijëve?

Blerina Mërtiri, mësuese në shkollën “Jakov Xoxa” Fier na thotë:

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Në datën 1 shtator do të paraqitemi në shkolla për përgatitjet e fillimit të vitit të ri mësimor. Udhëzimet janë dhënë që mësimi të fillojë me grupe. Njëri grup nga ora 08:00 deri në orën 11:00 dhe grupi i dytë nga ora 11.14 deri në 13.30. Klasat i kanë kapacitetet për këtë lloj mësimi. Nuk e dimë nëse do të ketë shtesa në numër mësuesish, gjë që do ta mësojmë kur të fillojmë. Mendoj se mësimi online ishte zgjidhja më e mirë për periudhën e shkurtër të mbylljes së vitit shkollor. Për këtë nuk është rezultative të vazhdohet më online. Ne do jetojmë me Covid dhe do ndërgjegjësohemi pavarësisht vështirësive, sepse kjo është në të mirën e fëmijëve në radhë të parë. Nxënësit kanë nevojë të shprehen dhe të jetojnë në komunitet. Vazhdimi online do t’i mbyllte më tepër ata, sidomos nxënësit e klasave të para. Këto opinione janë dhe opinionet e prindërve mesa kam kontaktuar. Librat do të jenë të unifikuar këtë vit, kështu që edhe planet e mësuesve do të jetë të gjitha njësoj. Gjithsesi do të na komunikohen njoftime të reja pas datës 1 shtator nga ministria.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top