Këshilla & Arsye

August 31, 2020 | 8:14

Blerina Mërtiri: Melofobia, frika nga tingujt muzikorë, që në fakt duhet të jenë shërues për shpirtin 

 

Kaluam një verë duke marrë kënaqësinë e hiteve të saj nga këngëtarë si Majk, Gjiko & Melina, Capital T, Fifi, e deri tek Dua Lipa, J Balvin etj…

Dikush zgjedh magjinë e simfonive të Bethovenit, atmosferën e trilogjisë për pjano “Gaspard de la nuit” nga Raveli ose magjinë në 2 cello nga Houser & Luca….? 

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Secili zgjedh rrymat muzikore që pëlqen, por gjithsesi ajo mbetet një magji. Muzika ka sekretet e saj, harmoninë dhe rregullat themelore për prodhimin e saj. Mendojmë se një botë pa muzikë është e paimagjinueshme. E dhimbshme ta mendosh që një numër shumë i paktë njerëzisht në botë vuajnë nga melofobia (frika nga muzika).

Zigmund Frojd, babai i psikanalizës dhe psikoterapisë, nuk e pëlqeu muzikën dhe nuk kishte praktikisht asnjë vlerësim për muzikën si një formë arti. Si mundet që një njeri me një vlerësim depërtues të formave të artit tradicional (letërsi, artet vizive) do ta refuzonte plotësisht muzikën? 

1Frojdi, i cili ka vuajtur nga simptoma të ndryshme neurotike, ankthin e vdekjes, migrenën dhe magji të zbehta psikogjene (psychogenic fainting spells), mund të ketë shfaqur edhe melofobi. Gjithashtu, mendohet se Frojdi vuante nga një formë jashtëzakonisht e rrallë njohur si epilepsi muzikogjene. Kur ishte i ekspozuar ndaj tingujve muzikore, ndërsa ecte rrugëve të Vjenës, menjëherë vinte duart mbi veshët e tij për të bllokuar zërin. A ishte dëgjimi i Frojdit, i çakorduar ose i mbindjeshëm? Madje ai nuk lejoi që muzika të luhej në shtëpi as nga fëmijët e tij.

Ashtu si me fobitë e tjera, melofobia përfshin reagime ankthi ndaj disa stimujve specifikë. Një shpjegim i mundshëm për melofobinë është i lidhur psikologjikisht me një ngjarje traumatike gjatë jetës ose një periudhë negative në të kaluarën e personave të ndryshëm.

Terapistët e kësaj fushe zgjedhin rrugë të ndryshme për të ndryshuar pacientët. Një nga më të zakonshmet është ekspozimi i pacientit ndaj melodive të buta, me veshët e tij të mbuluar pjesërisht, dhe pak nga pak duke rritur vëllimin dhe kohëzgjatjen e pjesës muzikore, ose i shoqërojnë në vende të tilla si qendrat tregtare ose bare me muzike, deri sa të arrijnë të jenë gati për të dëgjuar një koncert.

Lajmi i mirë është se rreth 1% e popullsisë në gjithë botën  vuajnë nga melofobia.

Ngarkesat e jetës së përditshme lehtësohen nëpërmjet tingujve të zgjedhur nga secili. Pavarësisht arsyeve, muzika na largon përkohësisht larg telasheve dhe mundimeve, duke na bërë të jetojmë për një kohë të shkurtër në një botë tjetër më të qetë, në botën e tingujve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top