Dëshmi

August 31, 2020 | 8:13

Shqiptari Daniel Nikolla, “Fytyra e së ardhmes në shitje, marketing dhe komunication në Angli”

Shqiptarët në botë nuk janë vetëm ata që mbushin faqet e mediave print apo online me ngjarje jo të këndshme. Ka shumë e më shumë të tillë që na krenojnë dhe na rrisin meritat për zgjuarsinë dhe formimin akademik në shkollat e tona. Ky raportim sjell në vëmendjen e medias angleze fituesin e një prej konkurseve të shquara siç është ai i Shitjes, Marketing dhe Komunikacionit për vitin 2020. është i riu shqiptar Daniel Nikolla, i cili me meritë fitoi çmimin ‘Fytyra e së ardhmes e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikacionit 2020’ që qytetin e Birminghamit, një titull shumë sfidues përpara shumë konkurrentëve të tjerë. Danieli korri fitoren në finale përballë katër kandidatëve të tjerë.

screenshot-2020-08-30-at-5-16-25-pm

Një talent i vlerësuar nga një juri prestigjioze, e cila organizon çdo vit konkurse të tilla për të fuqizuar sektorët më të rëndësishëm të kohës në vend.

Çmimet vjetore të cilat organizohen nga Dhoma e Tregtisë së Birminghamit, përzgjedhin çdo vit profesionistët e rinj të vitit bazuar në ecurinë e tyre personale e profesionale në vitet e fundit.

Danieli drejton departamentin e marketingut në kompaninë Angleze Hardy Signs. Juria e vlerësoi mbi të tjerët për lancimin e një strategjie të re marketingu, bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se ai ka pasur një impakt shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë. Ai gjithashtu u vlerësua për punën në komunitet dhe mbështetjen e kauzave të bamirësisë.

1

Danieli u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar prej përfshirjes në videon e UEFA për tifozët shqiptarë në EURO 2016. Ai ka qenë finalist dhe ka fituar një seri çmimesh ndër vite, e në 2016 u vlerësua për ‘arritje të jashtëzakonshme’ nga bashkia e Islington në Londër.

Ndryshe nga çdo vit, këtë herë çmimet u zhvilluan online dhe mund të rishikohen këtu: https://livestream.com/accounts/1974077/events/9256208/videos/210379416  (minuta 54:51) 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top