Boja blu e përzier me metilen vret parazitin e malaries me shpejtësi të pashembullt, vepron kundër baktereve rezistente ndaj drogës dhe mbi të gjitha parandalon infeksione të reja për shkak të veprimeve të saj shumë të shpejta.
Kjo është treguar në një eksperiment të kryer në Mali dhe të koordinuar nga Teun Bousema i Universitetit Holandez Radboud. Rezultatet e studimit u shfaqën në revistën The Lancet Infectious Diseases.
Malaria zhduket për vetëm 48 orë
Përveç rezistencës farmakologjike një nga problemet e terapive të përdorura aktualisht kundër malaries konsiston veprimi në kohë, që nuk janë shumë të shpejta. Sa më gjatë që paraziti qarkullon në gjakun e pacientit, aq më e madhe është mundësia që pacienti të bëjë transportuesin e infeksioneve të reja në qoftë se thumbohet nga mushkonja që mbart me vete parazitin e malaries.
Ngjyra duhet të shtohet në terapi normale
Në këtë rast ekspertët kanë parë se duke i shtuar terapisë klasike të malaries metilen blu, një ngjyrë e padëmshme përdorur gjerësisht në laboratorë, brenda 48 orëve pacienti është shëruar dhe nuk mund të transmetojë më parazitin përmes pickimit të mushkonjave sepse në gjakun e tij nuk ka asnjë gjurmë malaries. Boja nuk ka efekte anësore, përveç se njolla blu në urinës, të cilën studiuesit po përpiqen ta korrigjojnë.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi /http://notizie.tiscali.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.