Editorial

February 7, 2018 | 14:58

Psikologia Denata Toçe, bashkëbisedim me fëmijët për “Të ndryshëm dhe të ngjashëm”

Psikologia Denata Toçe ishte e ftuar në “Shkollën e Kuqe” në kryeqytet për të biseduar për serinë e librave “Ariu i Bardhë i ëndrrave” dhe serinë “Le të flasim hapur”.

Psikologia ju përgjigj të gjitha pyetjeve të nxënësve.

Para disa ditësh, mora një telefonatë të këndshme prej një prindi. Ajo, nëna e një vajze në klasën e parë më kërkonte që të isha pjesë e një vizite në “Shkollën e Kuqe.” Në panairin e librit ajo ishte njohur me serinë e librave Albas “Të flasim hapur” dhe me serinë “Ariu i bardhë i ëndrrave.” 

Nëna Adriana, kryetare e bordit të prindërve, mendonte se do të ishte një kënaqësi për fëmijët që të dëgjonin drejtpërdrejt nga një autor librash për fëmijë dhe njëkohësisht psikologe fëmijësh, disa këshilla të vlefshme. Unë i sugjerova temën “Të ndryshëm dhe të ngjashëm”. Kështu mund të flisnim për shokun ose shoqen në krah, qoftë ky/kjo me nevoja të veçanta ose jo, sërish ata janë të ndryshëm, unik dhe fatkeqësisht, për ketë, ata janë pre e talljeve apo poshtërimeve. 

Dita e takimit me fëmijët erdhi shumë shpejt. Unë isha më e emocionuar se ata, përpara trupave kaq të vegjël, por me një mendje aq të madhe. Pyetjet e tyre ishin përgjegjësia më e vlefshme që kisha përjetuar ndonjëherë. Udhëtuam së bashku në ëndrrat e Ariut të bardhë dhe momenti më prekës ishte kur folëm hapur mbështetur mbi librat “Vëllai im është autik”, “Atë ditë kur humba dhe më gjetën”, “Mami është sëmurë” etj. 

Fëmijët dëshmuan me kaq çiltërsi rreth vështirësive të tyre sa zemra ime u mbush me mallëngjim. Nuk ishte e lehtë të dëgjojë një vëlla dhe një motër, të cilët kishin nga një vëlla me autizëm, se si kujdeseshin dhe përkushtoheshin ndaj tyre. Ky takim e bëri mëngjesin frymëzues dhe mbresëlënës, si për fëmijët ashtu edhe për mua. Ky po që ishte një takim i paharrueshëm.

Burimi / http://www.portalishkollor.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com