Në fokus

September 5, 2018 | 13:50

Boronica, ndihmon kundër traumave

Të harrosh një ngjarje traumatike nuk është asnjëherë e lehtë. Sigurisht ekzistojnë kura mjekësore, sidomos antidepresivët, që japin një efekt të menjëhershëm, por ekzistojnë edhe kura natyrale, me efekt më të ngadaltë.

Nuk janë aq agresivë për organizmin, nuk kushtojnë shumë dhe nuk krijojmë varësi ndaj tyre. Një ndër produktet që ndihmon për të harruar një traumë janë boronicat. Për të nënvizuar rëndësinë e boronicave, një grup hulumtuesish nga Universiteti i Luizianës i kanë studiuar më në detaje efektet e mrekullueshme të tyre, të cilat rrisin dukshëm nivelin e serotononës.

Studimi ka përcaktuar se të hash shumë boronica ka efekt antidepresiv, kjo sepse shtohet dukshëm niveli i serotoninës, një molekulë e rëndësishme që rregullon humorin. Natyrisht që duhen bërë edhe studime të tjera për t’u thelluar më tej, për përfitimet që kanë këto fruta pylli të vogla, por me rëndësi të madhe.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top