Këshilla & Arsye

September 5, 2018 | 13:34

Si ndikojnë problemet e tiroides në shtatzëni?

Problemet e patrajtuara të tiroides mund të shkaktojnë probleme gjatë shtatzënisë, por shumica e grave që trajtohen me mjekime kanë shtatzëni dhe bebe të shëndetshme.

Tiroidja prodhon hormonin përgjegjës për rregullimin e metabolizmit tuaj dhe kontrollin e shumë organeve të trupit. Sëmundja e tiroides ndodh kur sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe shkatërron qelizat në gjëndrën tiroide. Kjo rezulton në mbiprodhim ose mungesë të prodhimit të hormoneve nga tiroidja.

Disa gra kanë probleme me tiroiden përpara se të ngelin shtatzënë, ndërsa të tjera i përjetojnë ato për herë të parë gjatë shtatzënisë.

Nëse keni hipotiroidizëm, fëmija juaj ka një rrezik më të lartë të problemeve neurologjike ose zhvillimore (si koeficient inteligjence të ulët). Ju do të merrni pilula të zëvendësimit të hormoneve për të rritur nivelin e tyre në gjak.

Gjithashtu, nëse keni hipertiroidizëm, ju keni më shumë gjasa për të zhvilluar një shtatzëni ku mund të hasni probleme me presionin e lartë të gjakut të quajtur preeklampsi, dhe në të tilla raste mund  t’ju nevojiten ilaçe për të zvogëluar sasinë e hormoneve tiroide që prodhon trupi juaj. Sidoqoftë, nuk duhet të jepet jod radioaktiv (një trajtim i zakonshëm) gjatë shtatzënisë, sepse mund të dëmtojë gjëndrën tiroide të foshnjës së palindur.

Lajm i mirë është se shumica e medikamenteve që përdoren për të trajtuar çrregullimet e tiroides janë të sigurta për t’u marrë gjatë shtatzënisë. Mjeku juaj duhet të monitorojë nivelet e tiroides gjatë shtatzënisë dhe të rregullojë ilaçet sipas nevojës.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top