Lifestyle

June 14, 2018 | 14:39

Botëror 2018 / “Duke qenë se ti do ndjekësh 3 ndeshje në ditë, unë po largohem”, letra virale e gruas për bashkëshortin

Pritjes i erdhi fundi, Botërori i futbollit do të nisë sot dhe për 1 muaj do të mbajë të gjithë tifozët të mbërthyer pas ekranit.

Sigurisht që shumë prej jush që po e lexoni këtë lajm do të jeni të lumtur dhe ndoshta të emocionuar për këtë fakt, por mos harroni se kjo do t’i ‘tërbojë’ të gjitha bashkëshortet apo të dashurat e tifozëve të cilat nuk e pëlqejnë futbollin.

Letra e njërës prej tyre është bërë shumë virale në internet. Atë e ka postuar bashkëshorti në ‘twitter’ dhe nis kështu: “Duke qenë se ti do jesh duke parë 3 ndeshje në ditë dhe përmbledhjet e tyre 24/7, kam vendosur të shkoj të qëndroj të motra ime gjatë Kupës së Botës.

Të kam lënë disa shënime (instruksione) në mënyrë që ta përballosh këtë periudhë që me sa duket do jetë e vështirë. Të kam shkarkuar në ipad një video nga youtube se si të përdorësh një makinë larëse, që me shumë mundësi do jetë një tentativë e kotë.

Të lutem vendosi koshat (i nxjerrin në rrugë që t’i marrin makinat e mbeturinave) në datat përkatëse: koshi jeshil 20/6+4/7; koshi gri 26/6+11/7 (asnjë ndeshje nuk fillin para orës 11 kështu që është gjëja e parë që duhet të bësh).”

Më tej bashkëshortja shkruan: “Po të lë disa numra telefoni që mund të nevojiten” dhe mes numrave të shërbimeve si pica etj., vendos edhe numrin e një organizate bamirëse që ofron ndihmë emocionale për pacientët. Ajo thotë që ky numër do t’i duhet pas dështimit të paevitueshëm të ekipit të tij (Anglia).

Burimi / balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top