Teste

June 14, 2018 | 14:29

TEST / A jeni njeri i pasigurt?

Ajo që të tjerët mendojnë për ju, ju mërzit apo jeni indiferent? Jeni tipi i njeriut që mendon se të gjitha shikimet janë drejtuar te ju në kërkim të një defekti? Apo ndiheni mirë në rolin tuaj? Për ta kuptuar, përgjigjuni me sinqeritet pyetjeve të mëposhtme…

1.Gjatë një mbrëmjeje mes miqve bashkëbisedimi kalon mbi politikën. Si silleni?

a. Rri jashtë bisedës. Nuk të pëlqen të ndash idetë e tua me shumë njerëz

b. Merr pjesë në debat, por rri neutrale, sepse i respekton idetë e të gjithëve

c. Shpreh qartë e me forcë të gjitha idetë e tua pa pasur frikë

2.Ndërkohë që del nga një dyqan, fillon dhe bie alarmi që është në hyrje të tij. Si reagon?

a. Skuqesh dhe lutesh që mos të jetë asnjë që të njeh aty

b. Ndihesh në turp, por nuk shqetësohesh edhe aq. Në fund të fundit, nuk ke vjedhur asgjë!

c. Ndihesh e ofenduar dhe i kërkon rojës që të flasë me përgjegjësin e dyqanit që të bësh një ankesë

3.Dita e parë e plazhit. Ndërkohë që zhvishesh për të dalë me rroba banjo, ndjen se një grup djemsh po fishkëllejnë. Çfarë mendon?

a. Ndihesh e vënë në shënjestër dhe vendos se nuk do të veshësh më ato rroba banjo

b. E di që nuk po tallen me ty, por ndihesh në siklet

c. Nuk kupton gjë fare

4.Është e diel pasdite. Del me qenin për të shëtitur. Si vishesh?

a. Heq pizhamat dhe zgjedh një veshje sportive për të dalë

b. Vesh një palë xhinse e bluzë, duke u lutur të mos takosh ndonjë që njeh

c. Tuta e atlete. Mezi mbledh mendjen si të vishesh gjatë javës, ndaj fundjava është e gjitha dedikuar veshjeve sportive.

5.Je në autobus dhe bie telefoni. Zotëria para teje nuk humbet rastin që të tregojë se sa e pasjellshme është të flasësh në një vend publik. Çfarë bën?

a. Bën sikur nuk e dëgjon dhe përgjigjesh në telefon

b. Përgjigjesh dhe e mbyll shpejt telefonin

c. I kthehesh me zë të lartë zotërisë se çfarë problem ka dhe vazhdon e qetë bisedën në telefon

6.Ndërmarrja jote mbyllet dhe mbetesh pa punë. Si ndihesh?

a. E lënduar. Eviton bisedat me miqtë që kanë lidhje me papunësinë tënde

b. Në depresion. Bën sikur nuk ka ndodhur gjë dhe shpjegon se ke kërkuar dorëheqjen për të gjetur një vend pune më interesant

c. Shumë pozitive. Flet menjëherë me miqtë dhe u kërkon nëse kanë ndonjë këshillë për të të dhënë

7.Të flasësh në publik, për ty është:

a. Një makth. Do të belbëzoje dhe të fillon aritmia vetëm duke e menduar

b. Je pak në ankth por shpreson që t’ia dalësh

c. I adhuron këto pak çaste lavdie!

Më shumë A | Shikimi i të tjerëve të vë në siklet

Je shumë e ndjeshme nga gjykimi i të tjerëve dhe duket se vepron vetëm në funksion të kësaj. Por a beson me të vërtetë se njerëzit nuk kanë gjë tjetër për të bërë përveçse të të gjykojnë vazhdimisht? Merr frymë thellë dhe mundohu të qetësohesh! Do të shohësh që më pas është e kotë ta kthesh çdo gjë në një tragjedi.

Më shumë B | Ndihesh në siklet, por jo shumë

I jep shumë rëndësi asaj çka të tjerët mendojnë për ty dhe për veprimet që bën, dhe je e vetëdijshme për këtë gjë. Gjithsesi mundohesh të mos e gjigandizosh shumë gjykimin e tyre. Ia del të harrosh menjëherë komentet, edhe pse ndonjëherë nevrikosesh. Sido që të jetë nuk tërhiqesh pas. Të lumtë!

Më shumë C | Nuk të intereson që t’u pëlqesh gjithmonë të tjerëve

Nuk të intereson fare gjykimi i të tjerëve. Vepron ashtu si të duket më e drejtë dhe bën shumë mirë që nuk ndikohesh nga njerëzit. Por miqtë e tu nuk janë të gjithë me qëllime të këqija. Ndonjëherë mund t’i marrësh parasysh këshillat e tyre. Liria jote mbaron aty ku fillon ajo e të tjerëve!

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com