FB

December 26, 2023 | 7:27

Brezi i ri i grave mbi 40 vjeç që nuk kanë frikë nga mosha

Ajo (Anna) është vetëm një nga shumë femra në moshë të papërcaktuar që nuk kanë frikë nga të 40-at, 50-at, 60-at e tyre, por gjithashtu nuk kanë iluzione se janë 19 vjeç. “Unë jam shumë rehat në lëkurën time – linja, flokë gri dhe të gjitha,” thotë ajo.

alda-bircaj

Gjithnjë e më shpesh dëgjohet vëzhgimi: “nuk dukesh sikur je 40 (ose 50 a 60) vjeç”. Fenomeni nuk është kompliment dhe nuk ka lidhje me operacionet. Perennials, siç quhen tani nga komuniteti shkencor, janë gratë që formojnë një brez të ri, në dukje pa moshë, ku mosha e këtij brezi është pothuajse mashtruese në lidhje me pamjen e tyre, stilin e jetës dhe filozofinë e tyre, pa shkuar në ekstreme me bisturi kirurgjikale dhe plastikë.

Shumë prej tyre as nuk i lyejnë flokët. Por ato ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme (dietë të mirë, gjumë, kohë cilësore) dhe sigurohen të jetojnë në mënyrë aktive, shoqërore dhe mbi të gjitha duke ruajtur optimizmin e tyre.

sdg

Sondazhi SuperHuman i kryer për gazetën Telegraf anketoi më shumë se 500 gra dhe zbuloi se 80% besojnë se supozimet e shoqërisë për gratë e moshës së mesme nuk përfaqësojnë aspak mënyrën se si ato jetojnë jetën e tyre.

SONDAZHI ME NUMRA:

96% e grave 40+ nuk ndihen fare të moshës së mesme. – 80% konsiderojnë se stereotipet sociale në lidhje me gratë e moshës së mesme nuk korrespondojnë me realitetin. – 67% konsiderojnë se janë në fazën më të mirë të jetës së tyre. – 84% thonë se mosha nuk është diçka që përcakton jetën e tyre. – 91% besojnë se reklamuesit dhe kompanitë e mëdha nuk i kuptojnë nevojat e tyre pasi vazhdojnë të fokusohen tek gratë që janë më të reja, pavarësisht fuqisë më të madhe ekonomike të moshave 40+.

Hulumtimi gjithashtu pretendon se deri në vitin 2020, 1/3 e fuqisë punëtore femërore në MB do të përbëhet nga gra të moshës 50-55 vjeç, të cilat do të kontrollojnë 80% të parave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top