Editorial

May 29, 2017 | 9:35

Bukuria si njësi matëse e kohës

Buzë të tulta e me formë deri në përsosmëri, lëkurë të tërhequr aq sa dhe një vajzë puberteti mbetet e zilepsur, e për më tepër hundë drejtvizore aq sa vetë Zoti ka gjasa të ndihet i zhgënjyer pas lodhjes së madhe ku mezi ia doli. Dhe e gjithë kjo performancë të bën tjetër njeri. Jo vetëm në pamje të parë sigurisht, por dhe nga ana psikologjike.

1

Nga Orjona Tresa

Nga Orjona Tresa

Kohët e fundit trendi i operacioneve plastike ka sjellë ndryshim në pamjen e shumë personazheve publikë, personave që na lidh përditshmëria e jetës sonë dhe jo vetëm. Reflektimi paskëtaj nga ana e tyre ka qenë i habitshëm. Nuk flasin, nuk reagojnë, bëjnë sikur nuk të njohin… Po tek e fundit ç’rëndësi ka kjo. Secili bën jetën e vet.

Por, lind pyetja. Cila është njësia e vërtetë matëse për të dalluar buzët e bukura të personazheve publikë?

Jo rastësisht kjo pyetje më ngacmoi teksa, në një postim në rrjetin social Facebook, u kërkua me dije nga lexuesit se cilat ishin buzët më të bukura midis tri personazheve femra (dy shqiptare dhe një e huaj). Pa paragjykuar dhe me një vlerësim real, u pranua gati në unison se të tria i kishin përsosmërish të bukura. Ndodhi që fotot ishin bërë para se vajzat të kishin ndërhyrë në bukurinë e tyre gjenetike. Por në fakt, pas ndërhyrjeve plastike që ato kanë bërë, buzët jo më që nuk i kishin si më parë, por moda e re ua kishte zbehur bukurinë natyrale, aty ku ngjanin me të vërtetë si yje.

 imagesTrendi i ndërhyrjeve plastike, i mbushjeve me silikon a acid hiliauronik, “hidrogjen” për trupin, i ka tjetërsuar femrat shqiptare, kryesisht ato që maninë e kanë te një mendim hibrid: sa më shumë të fryhesh, aq më e bukur ngjan. Para disa vitesh, mediatikisht më kërkuan edhe mua një mendim rreth ndërhyrjeve plastike për të përmirësuar imazhin tim.

Kam pohuar se isha dakord, por me masë dhe aty ku do të ishte e nevojshme. Pavarësisht frikës në palcë që kam nga bisturia e gjilpërat, sërish jam e vetëdijshme se po ta kem mundësinë ekonomike, e larg o Zot të kem probleme të forta me lëkurën e fytyrës, do ta bëja patjetër. Në fund të fundit, femra jemi dhe e meritojmë të dukemi më të bukura se burrat. Por, nëse një pjesë e këtyre femrave, nisen nga një modë virtuale, apo serialet latino-amerikanë dhe ato të vendeve aziatike, do të përdorja një zhargon që mund ta përthithin më lehtë:

Të katandisesh në një derexhe saqë të mos njihesh më në dynja, këtij muhabeti i thonë “nuk mbulohet dielli me shoshë”. E me këtë rast dua t’u drejtoj një apel modest bashkëmoshatareve të mia, nëse duan të më dëgjojnë sigurisht: Ruajeni veten edhe për disa kohë, se afër janë vitet kur do të keni nevojë për ndërhyrje. Kush ju do, ju pranon në shoqëri. Një mashkulli që i pëlqen të rrijë me ty as që e ka problem nëse e keni një detaj të vogël që jua prish dukjen tuaj. Ndihuni mirë me veten. Duajeni atë, që t’ju duan. Po nuk ditët të respektoni veten, larg do t’i mbani edhe të tjerët.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com