Këshilla & Arsye

February 26, 2018 | 14:17

Bullizmi, si të silleni me fëmijën?

Fenomeni i bullizmit është shumë i vështirë për t’u pranuar nga prindërit dhe për ta biseduar me fëmijën, sidomos në rastet kur është fëmija juaj ai që ngacmon bashkëmoshatarët.

Ekziston një mentalitet i vjetër, sipas të cilit ngacmimi në fëmijëri është pjesë e rritjes, që e ndihmon fëmijën të përballet me jetën e vështirësitë e saj, por çfarë është në të vërtetë ngacmimi dhe kur kemi të bëjmë me bullizëm?

Llojet e bullzimit

Është e rëndësishme të kuptojmë se ka dallim mes bullizmit dhe konfliktit normal. Në të dyja rastet ekziston një mosmarrëveshje, por bullizmi ndodh atëherë kur ngacmimet përsëriten dhe kanë qëllim të lëndojnë personin tjetër fizikisht ose emocionalisht.

Bullizmi mund të jetë i drejtpërdrejtë kur ndodh në praninë e personit që fëmija ka për qëllim të lëndojë ose indirekt, kur përhapen thashetheme e gjëra të pavërteta për të. Bullizmi përfshin abuzimin fizik, emocional, verbal e kibernetik.

Si të silleni me fëmijën

Për prindin është gati e papranueshme që fëmija i tij është ai që ngacmon të tjerët, por pavarësisht sesa e vështirë është kjo për ju, duhet të jeni mirënjohës që e mësuat diçka të tillë e të veproni për ta ndaluar.

-Pikë së pari mos u përpiqni të fajësoni dikë që i ka mësuar këtë sjellje fëmijës. Nëse në familje nuk e ka mësuar, mos fajësoni kushërinjtë, shokët etj.

-Mos e justifikoni këtë lloj sjelljeje.

-Mos e mohoni. Pyeteni fëmijën dhe nëse e pranon, kërkojini t’ju tregojë arsyen.

-Përpiquni të zbuloni burimin e zemërimit të fëmijës suaj. Ka ndodhur diçka në shkollë apo familje?

-Ngjallni tek fëmija ndjenjën e empatisë. Përpiquni ta vini në vendin e tjetrit duke i thënë: Si  do të ndiheshe ti nëse dikush do ta bënte ty, ose motrës/vëllait tënd këtë gjë?

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top