FB

March 16, 2023 | 9:17

Bullizmi, si t’i kuptojmë sjelljet e padrejta të forcës?

 

 

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.LARTI

 

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e para të shkollës. Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësorë gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë.

 

Bullizmin e hasim në 3 lloje të abuzimit: Emocional, verbal dhe fizik. Është një fenomen që mund të ndodhë në shkollë, në punë, në shtëpi, në internet dhe kudo tjetër.

 

Ku ndryshon bullizmi nga dhuna?

Dhuna sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është përdorimi i qëllimshëm i forcës ose fuqisë fizike i përdorur kundër vetes, personave të tjerë ose kundër një grupi apo komuniteti, dhe që rezulton ose ka ngjasim të madh me lëndimin, vdekjen, dëmin psikologjik, moszhvillimin ose deprivimin.

Bullizmi është një formë e sjelljes agresive e manifestuar nga përdorimi i forcës apo detyrimit (shtrëngimit) për të ndikuar të tjerët, veçanërisht kur kjo sjellje është zakon dhe përfshin mungesë ekuilibri të pushtetit. Ai mund të përfshijë kanosje verbale, kërcënimin fizik ose detyrimin dhe është i drejtuar në mënyrë të përsëritur ndaj të njëjtës viktimë, duke u nisur ndoshta nga raca, gjinia, feja, aftësia, etj. “Mungesa e ekuilibrit të pushtetit” mund të përfshijë si pushtetin social dhe atë fizik.

Si t’i kuptojmë sjelljet bullizuese?

Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtaturatyre që dëshiron apo thotë bullizuesi.

Kërkimet më të shumta rreth bullizmit janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi më i pranuar gjerësisht për bullizmin është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një veprim që lëndon, një disbalancë në forcë midis personave, një përsëritje (në mënyrë tipike), një përdorim i padrejtë i forcës, një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”. Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe

mund të jenë si fizike, por edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti. Këto karakteristika e bëjnë bullizmin jo vetëm një sjellje të dhunshme atipike dhe shumë specifike në raport me lloje të tjera të dhunës në shkollë, por gjithashtu edhe shumë të vështirë për t’u identifikuar si e tillë. Me fjalë të tjera, sjellje të dhunshme që ndodhin midis nxënësve për shkaqe të tjera, të cilat nuk përfshihen në përkufizimin e dhënë më sipër, nuk konsiderohen si bullizëm. Të tilla sjellje mund të jenë reagimet e ashpra në raste të grindjeve të provokuara nga viktima.

Çfarë do të thotë bullizëm?

Bullying është një term psikologjik i kohëve të sotme që i shqipëruar do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë edhe këta bashkëmoshatarë ose më të mëdhenj të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, të abuzojnë me bashkënxënësit si ata nëpër shkolla .

Këta individë ose grup agresiv kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke gjetur shkak dhe shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, orientimin seksual, përkatësitë racore dhe kombësinë ose dhe përkatësinë fetare. Kështu bullizmi shfaqet me karaktere të ndryshme dhe me forma të ndryshme si psh. kemi: bullizmi fizik,d.m.th abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme të jashtme; bullizmin verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve; bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,apo nxënës; bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale; bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale d.m.th keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht; bullizmi racial nëpërmjet fyerjes dhe dhunë, apo edhe bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë. Sipas përkufizimit të studiuesit australian Ken Rigby “Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon një disbalacë në forcë midis personave një përsëritje në mënyrë (tipike) një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërues ndaj viktimës”.

Bullizmi zakonisht kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla, por po shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat dëshirojnë kundër dhe natyrë femërore, të sillen si djemtë ,të shajnë, të dhunojnë ,të poshtërojnë viktimat e tyre .

Të gjithë fëmijët adoleshentë edhe të rinj që janë viktimat e bullizmit mbas një trysnie të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi për pasigurinë e tyre në ambientet e shkollës. Kjo gjë ju krijon atyre trishtim mbyllje në vetvete, qëndrim në shtëpi të izoluar, mos vajtje në shkollë, rënie nga mësimet etj. Gjithë kjo gjendje shpirtërore anormale shfaqet dhe me simptoma të tjera të jashtme si anoreksi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella, përgjumje ose gjumë të trazuar etj. Në qoftë se kjo gjendje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëherë gjendja përkeqësohet kalon në dëshpërim, kthehet në depresion dhe lë pasoja gjatë jetës dhe mund të marrë trajta të ndryshme sëmundjesh psikologjike dhe fizike dhe mbi të gjitha këtyre simptomave, personi i bullizuar tenton vetëvrasjen. Sipas mjekëve psikiatër bullizmi e shton 6 derri në 9 herë idetë për suicid (vetëvrasje), ose në qoftë se rrethanat do të vinë në favorin e viktimës ai mund të kthehet në një hakmarrës duke u bërë nga i viktimizuar në viktimizues.

Personat ose grupe që kryejnë bullizëm zakonisht janë pasqyrim i familjeve që kanë konflikte brënda tyre, ose janë tolerant ndaj dhunës duke i yshtur fëmijët e tyre të bëjnë të fortin nëpër shkolla. Disa të tjerë që kanë personalitet të cunguar për shkak të paaftësive intelektuale, dhunojnë për të bërë liderin dhe kontrollin me anë të force verbale apo fizike në shoqërinë ku janë. Të tjerë kanë problem dhe deformime psikologjike që duke viktimizuar të tjerët të ndjejë kënaqësi dhe përmbushje,ky tregues i një personaliteti antisocial me rrezikshmëri shoqërore, që duhet trajtuar patjetër nga profesionistët e shëndetit mendor apo këshilluesin,punonjës social, psikologu.

Fatkeqësisht bullizmi në përqindjen më të madhe kryhet në ambientet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshentëve por nuk përjashtohen raste edhe te të rinjtë. Ky fenomen po ta mendosh drejt është një paradoks kulturoro-social, sepse shkolla aspirohet të jetë si vendi i shenjtë ku mësohet dija kultura, emancipohen brezat,duke u bërë më të mirë se pasardhësit tanë të çliruar nga konfliktet fisnore ,gjinore,klasore,që i përkasin primitivizmit social.

Pavarësisht ndërgjegjësimit që po i bëhet këtij fenomeni nëpër shkolla me biseda, punës së diferencuar të psikologut, punonjësit social, ndërhyrjes prindërore, por edhe të vetë organizmave mbrojtës të fëmijëve siç është Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16 CRCA në Shqipëri e mbështetur nga UNICEF, përsëri sipas statistikave në botë edhe në Shqipëri bullizmi po përhapet si një epidemi me shumë viktima. Nga studimi i fundit në rang kombëtar nga studiues evropianë dhe shqiptarë në 141 shkolla nga klasa e 5-ta deri në të mesme, sipas pyetjeve nxënës mësues dhe prindër u konstatua se 1 nxënës në 5 nxënës ose mbi 20% janë prekur nga simptoma e bullizmit nëpër shkolla, 10% janë viktima, 6% agresorë dhe 4% agresorë edhe viktima bashkë.

Si prind me fëmijët e kësaj moshe ndihem i shqetësuar dhe mendoj se nuk duhet të rimë indiferent duke thënë vetëm “larg shtëpisë time”, por secili sipas statusit dhe mundësisë duhet të japi kontributin që fenomeni të mos përparojë dhe të bëhet “epidemi sociale” ashtu siç po e ka trendin. Shumica e atyre që janë marë më problemin e bullizmit si shkak dhe parandalim pavarësisht punës dhe rezultateve që duhen përshëndetur, mendoj se kanë injoruar një fakt shkak dhe kryesor, që e ushqen bullizmin dhe që i shton viktimat e tij.

Përse një fëmijë priret të bëhet bullizues?

Kjo është një pyetje e cila nuk mund të marrë një përgjigje të thjeshtë. Njerëz të ndryshëm dhunojnë për arsye të ndryshme dhe disa dhunojnë më shumë se të tjerët. Disa dhunojnë sepse janë të pakënaqur me veten dhe mendojnë se duke i bërë edhe të tjerët të ndihen keq, kjo do t’u sjellë kënaqësi. Disa të tjerë dhunojnë sepse kanë një nevojë të vazhdueshme për t’u treguar të tjerëve se kush drejton. Të tjerë dhunojnë sepse e kanë perceptuar dhunën si të vetmen formë që siguron mbijetesën në mjedisin kaotik social ku jetojnë. Shpesh, për fatin tone të keq, disa fëmijë dhunojnë sepse familjet ku jetojnë, janë tolerante ndaj dhunës ose më keq akoma, I gëzohen të qenit zot të vetes (edhe pse e bëjnë në mënyra shpeshherë të stërholluara dhe duke u përpjekur që të mos bien në sy të vetë fëmijës). Shkollat vlerësohen si mjedisi ideal për bullizmin. Ato janë institucione hierarkike, si përsa i përket statusit të stafit, ashtu edhe të nxënësve. Shkollat funksionojnë në bazë të dinamikave dhe fuqive të ndryshme. Sipas Lines (2008), nxënësit i shquajnë lojërat e forcës që zhvillohen midis anëtarëve të stafit në shkollë dhe i brendësojnë ato në një masë të caktuar ose të paktën, i reflektojnë ato në sjelljet e tyre ndërpersonale. A mund të dallosh nëse një fëmijë është bullist? Sikur të ishte kaq e lehtë! Duke qenë se arsyet apo rrethanat që provokojnë dhe mbajnë sjelljen bulliste janë kaq të shumta sa ne i përmendëm (në fakt listimi i plotë i tyre do të kërkonte një hapësirë shumë më të madhe), është e vështirë të konfirmosh dyshimin nëse një fëmijë është bullizt apo viktimë e bullizmit. Gjithsesi, edhe fakti se tek ne kanë lindur dyshime për praninë e një skeme bullizmi, ky është një ogur i mirë, pasi ne e njohim rëndësinë e sinjaleve që jep fëmija. Përgjithësisht, fëmijët që tregojnë sjellje bulliste kanë një vlerësim shumë të lartë për veten, ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz. Mendimi i gabuar vjen pikërisht për shkak të faktit se pjesa më e madhe e bullistëve janë nxënës me pak interes për shkollën dhe me një performancë të ulët mësimore. Këta fëmijë dhe të rinj, gjithashtu presin që gjithë të tjerët të përmbushin kërkesat e tyre dhe për më tepër, t’i kenë frikë. Këta fëmijë, në përgjithësi nuk mendojnë se sa keq u bën të tjerëve dhuna e ushtruar prej tyre ose edhe në rast se e mendojnë, kjo gjë u jep kënaqësi. Sidoqoftë, sjelljet bulliste janë tregues të faktit se ata që e ushtrojnë bullizmin nuk dinë të kontrollojnë dhe të menaxhojnë sjelljet e tyre.

Sipas të dhënave statistikore, të dala nga hulumtimet psikologjike del se:

  • Vajzat janë më të prirura drejt bullizmit verbal,
  • Ndërsa djemtë janë më të prirura drejt atij fizik.

Pse njerëzit bëjnë bullizëm dhe çfarë shkakton ai, duke ju referuar studimeve shkencore dhe atyre psikologjike

Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se 1 deri 2 njerëz përjetojnë bullizëm në jetën e tyre para moshës 20 vjeçare.

Në shumicën e rasteve, personat bullistë kërkojnë të fitojnë një ndjesi pushteti, qëllimi dhe kontrolli mbi viktimat e tyre. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është përqëndrimi tek diçka unike e viktimës dhe krijimi i një pasigurie të re tek viktima, me qëllimin për ta lënduar fizikisht ose emocionalisht.

Ne, si njerëz, përjetojmë bullizëm dhe si rezultat bëhemi kritikë të vetes. Ne duam të kuptojmë arsyen pse jemi në shënjestrën e bulli-t, dhe fillojmë të fajësojmë veten. Më pas fillojmë të ndryshojmë ose fshehim atë pjesë specifike të karakterit që na e sulmojnë në mënyrë që t’i shpëtojmë bullizmit. Ne lyejmë flokët, ndryshojmë veshjen, mbulojmë pjesë të trupit sikur të kemi diçka që na turpëron para të tjerëve.

Kur bullizmi fillon të ndikojë sjelljen tonë fizike dhe mënyrën në të cilën e shohim vetveten, ndikohet gjithashtu shëndeti ynë fizik dhe mendor.

Arsyet

Në anketën vjetore të vitit 2016 rreth bullizmit, shumica e bullizuesve thanë që nuk shpenzojnë shumë kohë pranë prindërve të tyre. Gjithashtu shumë prej tyre pranuan se në shtëpitë e tyre kishte shumë konflikt.

Disa të tjerë kanë përmendur arsye të tjera si vdekja e një anëtari të familjes, një kafshe të dashur, shpërbërje të familjes dhe situata të tjera rënduese. Qëndra e bamirësisë “Ditch the Label” anketoi 8,850 persona nga mosha 12 deri 29 vjeç. 14% thanë se kanë bërë bullizëm.

Rezultatet sugjerojnë se personat që kanë përjetuar bullizëm kanë predispozicion të dyfishtë për t’u bërë bullistë edhe vetë.

Bullizmi dhe truri

Korteksi anterior cingulate është ajo pjesë e trurit e cila mban përgjegjësi për dy funksione të rëndësishme që kanë lidhje me bullizmin. Së pari, nxit reagimin tonë ndaj frikës. Psh., nëse një fëmijë shtyhet dhe ndjehet i kërcënuar tek këndi i lojrave, atij i mbi-aktivizohet kjo pjesë e trurit – e cila ose e qetëson atë, ose nxit sistemin e reagimit “lufto-ngri në vend-ose sulmo”.

Së dyti, luan një rol të rëndësishëm në kapacitetin tonë për empati. Kjo është një veçori kritike në situata bullizmi, në të cilin viktima përpiqet të kuptojë përse bullizuesi sillet në këtë mënyrë, ose i mëson viktimës udhëzime dhe kufizime sociale.

Ne duhet të marrim në konsideratë se zonat e trurit ku nis empatia janë ndryshe tek adoleshentët e sotshëm. Një studim i udhëhequr nga Sara H. Konrath, Instituti i Hulumtimeve Sociale, mori në studim rreth 13,000 studentë kolegji, dhe doli në konkluzionin se të rinjtë e sotshëm, krahasuar me studentët e studiuar në vitet 1970, kanë një empati 40% më të ulët!

Disa nga efektet që ka bullizmi në tru

Si rezultat i bullizmit të përsëritur, zonat e sipërpërmendura të trurit nuk zhvillohen dhe nuk funksionojnë ashtu siç duhet.

Si rrjedhojë, në moshën e adoleshencës, fëmijët bëhën më impulsivë, anksiozë dhe agresivë.

Studiues Martin Teicher zbuloi se korpus kolosum i fëmijëve që kanë vuajtur nga abuzimi është mesatarisht 40% më i vogël.

Kjo mund të sjellë sjellje të ndryshme maniake, ndryshi me të befta humori, probleme me inteligjencën sociale, dhe e bën shumë të vështirë për adoleshentët të reagojnë ndaj rrethanave dhe ndodhive të ndryshme në mënyrë empatike dhe racionale.

Studime të tjera kanë treguar se ka një ulje në rrjedhën e gjakut në pjesën e trurit që quhet vermis cerebellar, gjë që mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru.

Ulja e rrjedhës së gjakut në këtë zonë do të thotë depresion, irritim dhe dëmtim të vëmëndjes tek adoleshentët.

Ajo çfarë shumë viktima të bullizmit nëpër shkolla e përshkruajnë si stres permanent, shkakton nivele të larta norepinephrine. Nën stres, kjo shkakton ankth permanent dhe pamundësi për të menduar në mënyrë të kthjellët.

Format metodat që mund aplikojë shkolla për të parandaluar bullizmin?

Bulizmi, fenomen shqetësues nëpër shkolla

Duke ju referuar një hulumtim me pyetje të drejtpërdrejtë me disa nxënë në 3 shkolla (të nivelit 9-të vjeçar), del se- 83% e pjesëmarrësve pranojnë se bullizmi është problematik dhe domosdoshmërish duhet trajtuar dhe parandaluar në shkollat tona.

Pyetësori pati për qëllim të mësojë rreth qëndrimit të nxënësve ndaj kësaj dukurie. Sipas nxënësve, 83% e pjesëmarrësve në hulumtim vlerësojnë se bullizmi është problematik.

“Nga hulumtimet del se bullizmi fizik është më i pranishëm midis nxënësve se sa ai psikologjik. Rezultatet e dala nga ky pyetësor del se: 79% e të anketuarve vlerësojnë se më i pranishëm është bulizmi i ashtuquajtur i padukshëm, ose bulizmi psiqik, edhe atë më shumë në relacionin midis vetë nxënësve dhe më i rrallë mësimdhënës-nxënës.

Kjo sjell dhe të çon drejt përfundimit se: dhuna psikike, verbale dhe sidomos fiziko- verbale, paraqet një rrezik për ardhmërinë e nxënësve të cilët më vonë në jetë mund të përballen me pasoja serioze, sidomos në gjendjen emocionale dhe shpirtërore.

Përgjigjet e pyetësorit nxjerrin se 45% e nxënësve nuk janë të sigurt se mësimdhënësit tentojnë të pakësojnë bullizmin nëpër shkolla, 19% pajtohen, kurse 39% e nxënësve pajtohen se mësimdhënësit bëjnë punë të mjaftueshme për parandalimin e bullizmit.

“Një e dhënë tepër shqetësuese nga pyetësori është se 44% e nxënësve kanë qenë viktima të bullizmit, dhe ky numër sipas gjitha gjasave mund të shkojë në rritje, derisa bullizmi po shndërrohet në një rutinë ditore në shkollat tona. Nga përgjigjet e pyetësorit del se, afro 41% pranojnë që kanë qenë viktimë e bullizmit në ambientet e klasës e të shkollës si nga bashkënxënësit, ashtu edhe nga raste të pakta nga ana e mësimdhënësve dhe stafi drejtues i shkollës.

Gjithashtu, mendime ka pasur se edhe psikologët, sociologët punonjësit e sigurisë, në shkolla nuk kanë ndikim të konsiderueshëm, në uljen e fenomenit të bullizmit. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjendje, pasi nga ana e tyre nuk punohet, duke filluar nga bërja dhe zhvillimi i hulumtimeve, duke filluar nga gjendja e konflikteve, bulëzimit etje. Në këtë sens del se nxënësit nuk e shohin sa dhe si duhet praninë e psikologut (ata bëhen prezent vetëm kur ka skena të pa hijshme …madje mjaft prej nxënësve nuk dinin se çfarë është bullizmi, e sidomos format e tij. Pasojat dhe si mund ta zbulojmë dhe parandalojmë. (në lidhje me këtë…para se të bëhej hulumtimi u shpjeguan se ç’është: bulëzimi, dhe format e tij sidomos ai psikologjik dhe fizik).

Ngacmimi në shkollë mund të përshkruhet si një situatë në të cilën një ose më shumë nxënës (bulles, dhunues, ngacmues), zgjedhin një nxënës/se të cilët angazhohen në sjellje e tyre bulliste me qëllim dëmtues nga ana fizike ose psikologjike të atij nxënësi/se. Një ngacmues shpesh do të synojë të njëjtën viktimë në mënyrë të përsëritur me kalimin e kohës. Një nxënës/se që ngacmon mund të dominojë viktimën, sepse ka më shumë pushtet sesa viktima. Krahasuar me viktimën e tij ose të saj, për shembull, ngacmuesi mund të jetë fizikisht më i fortë apo më i zgjuar, të ketë një rreth më të madh të miqve, ose mund të kenë një shkallë më të lartë sociale.

Ngacmimi mund të shkaktojë dëmtim fizik, shqetësime emocionale, dhe/ose siklete sociale ose poshtërimin.

Cilat janë disa lloje të tjera të bullizmit në shkolla..?

Ngacmimi mund të jetë i drejtpërdrejtë ose i fshehur. Kur ngacmimi shfaqet i drejtpërdrejtë, ngacmuesi është përballë fizikisht me viktimën. P.sh kur e kërcënon, kur e sulmon fizikisht (e godet, e shtyn) ose e vendos në situata të cilat e bëjnë viktimën të ndihet keq (e përqeshin, e tallin, nuk e lejojnë të ulët me ta.)

Në rastin ngacmimit të fshehur, ngacmuesi sulmon pozicionin dhe reputacionin që ka krijuar, zakonisht i bën këto veprime kur viktima nuk është i pranishëm. Një nxënës është ngacmues i fshehur, në rast se: përhap thashetheme të liga, ose shkruan fletushka fyese për një nxënës tjetër, ose kur organizon një grup nxënësish për ta izoluar atë nxënës. Viktimat janë tërësisht në disavantazh sepse ata mund të mos e mësojnë kurrë identitetin e personit apo të grupit të personave ngacmues.

Cilat janë tiparet e fëmijëve që bien pre e bullizmit?

Nuk është se ka një profil të qartë që të mund të ndihmojë mësuesit dhe shkollën të identifikojë ata nxënës të cilët mund të bien pre e ngacmimeve. Një tregues i rëndësishëm është prania, por edhe mungesa e shokëve. Një faktor tjetër që mund ta viktimizojë fëmijën është mosha. Zakonisht fëmijët më të rritur ngacmojnë ata më të vegjlit. Gjithashtu janë dy nën-grupe të viktimave të ngacmimit të cilat japin tipare më të qarta: viktimat pasive dhe viktimat provokuese.

1-Viktimat pasive janë fizikisht më të dobët se shokët e klasës, shmangin, zënkat fizike dhe dhunën dhe në një farë mënyre janë vazhdimisht më në ankth se shokët, mungesa e shokëve i bën këta fëmijë shënjestra të lehta për ngacmuesit.

2-Viktimat provokuese mund të jenë dhe ankthiozë, por dhe agresive. Ngacmuesit shpesh kënaqen kur provokojnë këtë kategori nxënësish deri sa ata shpërthejnë, dhe më pas rrinë e bëjnë sehir kur mësuesja qorton e ndëshkon viktimën për ndërprerjen e mësimit.

Të angazhuarit e shkollës për të parandaluar bullizmin

Identifikimi i shenjave të bullizmit me anën e anketimeve anonime të nxënësve

Duhet bërë një vlerësim për të parë sa i përhapur është bullizmi në shkollë, duke përdorur metoda të ndryshme të mbledhjes së informacionit si: anketime të stafit, anketime anononime të nxënësve, për të lehtësuar grupet e nxënësve e të prindërve në çështjet e bullizmit, duke analizuar tipologjinë e disiplinës e të sjelljes mund të shohim nëse ka tendenca që të shfaqë shenja të bullizmit, duke shtuar kontrollin e të rriturve në zona si: oborri etj. Informacioni i mbledhur mund të përdoret lehtësisht për të identifikuar tipologjinë e bullizmit (p.sh. kur dhe ku ndodh bullizmi më shpesh; cilët janë nxënësit që kryejnë këto sjellje ngacmuese dhe cilët janë të viktimizuarit, etj.)

Është mirë që shkolla të jetë e një mendje për atë që quan “bullizëm” dhe se kur duhet të ndërhyjë stafi për të ndërprerë një ngacmim që po ndodh. Përqindja e ngacmimeve në shkollë bie ndjeshëm kur stafi është në gjendje të identifikojë shenjat e bullizmit dhe bie dakord të ndërhyje kur vëren sjellje jo të sigurta, që të dëmtojnë dhe shfaqin mungesë të respektit për tjetrin.

Në klasa mund të bëjmë një listë “ndëshkimeve” që mësuesit mund tu japin nxënësve të cilët ngacmojnë. Kjo listë duhet të përfshijë “ndëshkime” të vogla të cilat duhen të jepen për veprime të vogla të bullizmit (ngacmime të lehta), dhe “ndëshkime” më të rënda për rastet kur ngacmimet janë më të rënda e të vazhdueshme (si: dëmtimi fizik, kërcënimi i viktimës prej një kohë të gjatë).

Stafi i mësuesve duhet të përvetësojë listën e “ndëshkimeve” në mënyrë që ta përdorë drejtë kur ndërhyn me nxënësit që janë ngacmues.

Vendos një standard për të folur me prindërit, fëmijët e të cilëve janë ngacmues. Në mbledhjet me prindër, shkolla duhet të rekrutojë prindërit të punojnë me ta për të ndaluar ngacmimin e nxënësve. Nëse prindi mohon praninë e problemit, ose refuzon të bashkëpunojë për të ndërprerë sjelljet ngacmuese, shkolla e vendos atë para faktit që do të vëzhgojë fëmijën nga afër dhe do të ndërmarrë masa disiplinore sipas rastit, në rast përsëritje të sjelljes.

Viktimat: të parandalojmë që nxënësit të bëhen “shënjestra të bullizmit”

Ndërmerr hapa për sigurinë e “viktimës”

Ndihmo “viktimën” të vendosë marrëdhënie pozitive me të tjerët

Mësojini nxënësit që të jenë këmbëngulës për të mos u përfshirë në sjellje bullizuese:

1-Mos reago ndaj Fyerjeve, përqeshjeve, ngacmimeve mund t’i përgjigjeni butë “këtë mendim ke ti, dakord”. Mos i lejoni ngacmuesit t’ju shohin të mërzitur.

2-Largohu nëse e sheh veten të nervozuar.

3-Thuaj “jo” me zë të plotë e të qartë nëse nuk dëshiron të bësh diçka, që të kërkojnë. Rri drejt dhe shikoji në sy kur e thua.

4-Mos i lër të tjerët të të thonë që të bësh diçka për të cilën ti vetë mund të pendohesh.

5-Mos ki frikë të tregosh rastet e ngacmimeve.

6-Ndërgjegjësoni spektatorët se sjellja e tyre mund të inkurajojë ose të dekurajojë bullizmin.

7-Mësojuni aftësi të cilat ata mund t’i përdorin kur janë prezentë në raste bullizmin.

8-Ndërgjegjësoi se edhe ata kanë përgjegjësi në episode bullizmi.

9-Organizo aktivitete me qëllim që të inkurajohen këta fëmijë spektatorë të zhvillojnë marrëdhënie pozitive me viktimat e mundshme.

Roli i Mësuesit në Parandalimin e veprimeve të dhunshme

Krijimi i një fryme pozitive në klasë, zvogëlon mundësinë e sjelljeve antishoqërore dhe te dhunshme. Shkolla ka një rol shumë të rëndësishëm në përballimin e problematikave dhe sfidave të sotme shoqërore. Shkolla duhet të identifikojë, ndër të tjera, faktorët që krijojnë kushtet që cenojnë vlerat demokratike dhe sigurinë e fëmijëve. Shkolla duhet të vlerësojë diversitetin kulturor, botëkuptimor, shoqëror, etnik etj., por duke u kujdesur që këto vlera, të mos krijojnë kushte për dukuri ekstremiste. Nëse stafi arsimor dhe mbështetës, gjatë procesit mësimor-edukativ, vëren ndonjërën apo disa nga shenjat e përmendura më poshtë, ai/ajo duhet të zbatojë procedurat e ndërhyrjes. Veprimi i duhur dhe në kohë të duhur është më se i nevojshëm për trajtimin e rasteve në mënyrë të dobishme, para se ato të përshkallëzohen drejt ekstremizmit. Sa më i hershëm të jetë identifikimi i rasteve problematike, aq më i lehtë do të jetë menaxhimi i tyre .

Faktorët ”shtytës” dhe ”tërheqës” që nxisin ekstremizmin e dhunshëm, të cilët nuk duhen neglizhuar nga stafi arsimor i shkollës si:

*Faktorët ekonomikë dhe shoqërorë në familje dhe komunitet;

*Margjinalizimi, pabarazia dhe diskriminimi;

*Bullizmi në shkollë, familje apo komunitet;

*Ekzistenca e individëve dhe grupeve të mirëorganizuara të ekstremizmit të dhunshëm me ligjërime imponuese dhe programe efektive;

*Mundësi të vakta për përfshirje në jetën shoqërore;

*Mungesa e edukimit të përgjithshëm dhe edukimit fetar;

*Ofrimi i shërbimeve, të ardhurave dhe/ose punësimi në këmbim të rekrutimit/anëtarësimit;

*Ofrimi i premtimeve për anëtarët e rinj duke iu ofruar zgjidhje për problemet e tyre dhe duke iu premtuar aventurë dhe liri;

*Ofrimi i “ndjenjës së përkatësisë” dhe një rrjeti mbështetës shoqëror;

*Interesa të caktuara politike, të cilat promovojnë ekstremizmin, radikalizmin, terrorizmin dhe në përgjithësi dhunën për arritjen e qëllimeve të tyre;

*Radikalizimi online nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale ;

Të njihen 4 llojet e bullizmit nga çdo prind

Që nga sulmet fizike deri te ngacmimet verbale, mësoni të identifikoni shenjat e katër llojeve më të shpeshta të bullizmit, për t’i ardhur në ndihmë fëmijës tuaj. Bullizmi njihet si sjellje e ligë dhe me synim lëndimin e tjetrit. Ai haset vazhdimisht në marrëdhënie, ku influenca dhe fuqia janë në nivel pabarazie mes individëve. Bullizmi- manifestohet në forma të ndryshme si:

  1. verbale; 2. Fizike; 3. Shoqërore; 4. kibernetike.

Pavarësisht emancipimit të shkollave në përballjen me bullizmin, prindërit janë ata që vërtetë mundësojnë fuqizimin e fëmijëve dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla për katër llojet më të shpeshta të fenomenit të bullizmit.

 

Bullizmi verbal është ai, që me anë të të folurit përfshin përdorimin e nofkave ofenduese, kërcënimeve verbale, komenteve negative e sharjeve rreth karakteristikave të dikujt (pamjes, besimit fetar, etnicitetit, aftësive të kufizuara, orientimit seksual, e me radhë).

Shembull: Kur një fëmijë i drejtohet një fëmije tjetër duke i thënë: “Ti je shumë, po shumë i shëndoshë, ashtu si edhe mamaja jote”.

Çfarë të bëjmë?

Fillimisht, mësojeni fëmijën tuaj me konceptin e respektit. Me anë të sjelljes suaj, përforconi idealet e sjelljes së duhur kundrejt të gjithëve – falënderojini mësuesit, përshëndetini miqtë, tregohuni të sjellshëm me punonjësit e ambienteve që frekuentoni. Fokusohuni te rëndësia e respektimit të vetes dhe ndihmojeni fëmijën tuaj të vlerësojë te vetja pikat e tij të forta.

“Mbrojtja më e mirë që prindërit mund t’u ofrojnë fëmijëve është pikërisht, fuqizimi i vetëbesimit dhe ndjesisë së të qenët i pavarur të fëmijës në vetvete, duke e mësuar atë të ngrejë zërin aty ku duhet”, shprehet Shane Jimerson, psikolog shkolle dhe profesor pranë Universitetit të Kalifornisë. Diskutoni dhe praktikoni mënyra të sigurta dhe konstruktive që fëmija juaj mund të përdorë në momentin që ndeshet me një bullues. Bashkëbisedoni në lidhje me shprehje kyçe që mund të përdoren kundrejt individëve të tillë, si dhe tonin që fëmija duhet të përdorë në momentin që vendos të thotë gjëra të tipit: Po tregohesh i pasjellshëm, më lër të qetë ose m’u largo!

 

Bullizmi fizik është bullizmi që rezulton në intimidim të fëmijës me anë të agresivitetit fizik, si: goditje, shkelmime, stërkëmbësha, shtytje si dhe prekje në mënyra të padëshiruara dhe të papërshtatshme.

Shembull: Një fëmije i ulin pantallonat ndërkohë që po luan në pushimin e drekës.

Si t’i dallojmë shenjat?

Shumë fëmijë nuk hapen me prindin në lidhje me atë që ka ndodhur, kështu që ju takon të jeni vigjilentë për të dalluar shenjat. Shikoni për shenja të mundshme, si të prera të pashpjegueshme, të gërvishtura dhe të nxira, rroba të humbura apo të dëmtuara, ankesa të shpeshta për dhimbje koke apo stomaku.

Çfarë të bëjmë?

Nëse dyshoni se fëmija juaj bullizohet fizikisht, mundohuni të hapni biseda rastësore – mund t’i pyesni për shkollën, si ia kanë kaluar gjatë pushimit të drekës, fizkulturës apo si ishte rruga për në shtëpi. Mundohuni të kontrolloni emocionet që shfaqni. Flisni për rëndësinë e komunikimit të hapur, të vazhdueshëm si me ju ashtu edhe në shkollë, me mësuesit apo psikologun.

Tregohuni të kujdesshëm në lidhje me dokumentimin e datave dhe të herëve që keni vënë re shenja të bullizmit, reagimet e njerëzve të përfshirë, si dhe veprimet që janë ndërmarrë, sidomos nga këta të fundit. Në mënyrë kategorike, mos kontaktoni me prindin e këtij të fundit, me synimin për t’i zgjidhur gjërat vetë. Nëse vëreni që fëmija juaj vijon të tregojë shenja të lëndimeve fizike dhe keni nevojë për ndihmë që tejkalon kompetencat e institucionit të shkollës, kontaktoni forcat e rendit. Tashmë ka ligje të mirëfillta kundër bullizmit, të cilat ju ndihmojnë të merrni ndihmën e nevojshme.

 

Bullizmi shoqëror njihet ndryshe si bullizmi me anë të taktikave të përjashtimit. Ai përfshin moslejimin e qëllimshëm të dikujt për t’u bërë apo për të qenë pjesë e një grupi shoqëror, duke e distancuar këtë të fundit, si nga grupet sportive, aktivitetet e ndryshme apo edhe thjesht përjashtimin nga tavolina e drekës.

Shembull: Një grup vajzash në kursin e kërcimit flasin dhe i tregojnë njëra-tjetrës, foto të fundjavës që kaluan bashkë, duke e trajtuar fëmijën që nuk ishte ftuar, si të padukshëm.

Si t’i dallojmë shenjat?

Mund të dalloni ndryshime në humor, distancim nga grupet shoqërore të moshatarëve dhe një dëshirë të rritur për të qëndruar vetëm. Vajzat janë më të prirura të përjetojnë përjashtim shoqëror dhe intimidim emocional. Dhimbja që ndiejnë është aq e madhe, sa ajo që ndihet nga bullizmi fizik dhe shpeshherë, zgjat edhe më shumë.

Çfarë të bëjmë?

“Krijoni një rutinë të përnatshme, ku komunikoni me fëmijën për ecurinë e ditës”, sugjeron Jennifer Cannon, terapiste familjare në Kaliforni. Ndihmojini të gjejnë gjëra që i bëjnë të lumtur, vendosni theksin te cilësitë e tyre pozitive dhe sigurohuni që fëmijët të kujtojnë që kanë njerëz që i duan dhe mendojnë për ta. Përqendrohuni në ecurinë e talenteve dhe interesave të tyre, si në fushën e muzikës, arteve, atletikës, leximit apo edhe aktiviteteve passhkollore, në mënyrë që fëmija të krijojë marrëdhënie jashtë rrethit shkollor.

 

Bullizmi kibernetik ose bullizmi në rrjete sociale. Ai ka të bëjë pikërisht me të përfolurit rreth dikujt, duke përdorur këtu shpifjet apo përhapjen e thashethemeve të pavërteta nëpërmjet mesazheve, e-maileve apo postimeve. Mesazhet seksiste, raciste apo edhe homofobike krijojnë një atmosferë jo mikpritëse për fëmijën tuaj, edhe në qoftë se nuk i janë drejtuar vetë fëmijës.

Shembull: Një postim i tipit: “Adriani është një dështak me brirë. Nuk i kuptoj ata që vazhdojnë të rrinë me të. Ai është kaq- gej.”

Si t’i dallojmë shenjat?

Mundohuni të zbuloni nëse fëmija juaj po kalon më shumë kohë në rrjetet sociale, sesa zakonisht (duke parë faqe online apo duke komunikuar me mesazhe), por tregon shenja mërzitjeje apo ankthi më vonë. Edhe pse fëmija mund të jetë duke lexuar gjëra të dhimbshme në kompjuterin, tabletën apo celularin që i keni dhënë, kjo mund të jetë e vetmja qasje sociale që ka. Shenja të tjera që mund të kapni janë edhe problemet me gjumin, dëshira për të mos shkuar në shkollë apo distancimi nga aktivitetet që më parë i kishte me qejf.

Çfarë të bëjmë?

Mesazhet dashakeqe marrin jetë shumë shpejt, lehtësisht dhe përshkallëzojnë në bullizëm kibernetik të vazhdueshëm, të përditshëm. Ndaj filloni me hapin e parë: vendosni rregulla për përdorimin e sigurt të internetit në shtëpi. Gjeni një kompromis në lidhje me përdorimin e përshtatshëm sipas moshës. Njihni faqet, aplikacionet dhe pajisjet digjitale që konsiderohen si kontigjent i bullizmit kibernetik, para se t’i jepni fëmijës akses në to. Vijeni fëmijën në dijeni të faktit, që ju do të jeni duke i monitoruar aktivitetin virtual. Këshillojini se në rastin që e gjejnë veten në një mjedis ku ka bullizëm, të mos përfshihen, të mos përgjigjen apo ta shpërndajnë.

Përkundrazi, në këto raste duhet t’ju vënë në dijeni dhe, në këtë mënyrë, keni mundësinë të printoni mesazhet ofenduese, duke përfshirë datën dhe emrin e personit që i ka nisur. Vini shkollën dhe shërbimin e klientit të rrjetit social të përdorur, në dijeni të rastit specifik të bullizmit. Nëse bullizmi kibernetik përshkallëzon në kërcënime dhe mesazhe ngacmuese, ju lind e drejta të kontaktoni forcat e rendit.

Nëse fëmija vendos t’ju hapet për bullizmin që mund të ketë përjetuar ai vetë apo dikush që ai njeh, tregohuni mbështetës, lavdërojeni për kurajon që tregoi duke ju thënë dhe mundohuni të mësoni sa më shumë në lidhje me situatën (pa u acaruar apo ngritur akuza). Theksoni ndryshimin mes të qenët një spiun i vogël që hap probleme dhe rëndësisë së të folurit me një të rritur që mund të ndihmojë.

 

Rastet kur një nxënës ka përjetuar bullizmin

Shenja fizike si: gërvishtje, të prera, nxirje, ankesa për dhimbje koke ose dhimbje stomaku pa shkak, gjumë i pakët, lagie të shtratit, rroba të grisura.

Shenja emocionale (Psikologjike), si: ankth, nervozizëm, distres, palumturi, të qara, tërheqje, ndryshime të papritura në sjellje, vështirësi për t’u përqendruar, zemërohet shpejt, mban sekrete, është i palumtur edhe në fundjavë.

Frikë e papritur si: Fëmija nuk dëshiron të shkojë në çerdhe/kopsht, qëndron afër edukatoreve, e ka të vështirë të bëjë pyetje ose t’u përgjigjet pyetjeve të edukatores, nuk merr pjesë në aktivitete, ulet vetëm, shmang kontaktin me sy kur e pyet për çerdhen ose kopshtin.

Shenja të tjera si: Fëmija thotë se po e tallin, përqeshin, kërcënojnë, dhunojnë. Mund të flasë shpesh për një fëmijë që “sillet keq me të”.

 

Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj kur ai është viktimë e bullizmit?

Nëse dyshoni se fëmija juaj është viktimë e bullizmit, sigurojeni që do ta ndihmoni, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse ai ju tregon se çfarë po i ndodh. Nëse fëmija juaj duket i frikësuar, përdorni libra, të cilat janë një mënyrë e sigurt dhe jokërcënuese për të hapur linja komunikimi. Ka libra që adresojnë temën e bullizmit. Kur fëmija të ketë zbuluar detajet e bullizmit që po i ndodh, qëndroni të qetë, shmangni gjykimin dhe sigurojeni që do ta ndihmoni për ta frenuar bullizmin.

Bisedoni me edukatoren. Edhe pse në mjediset e çerdheve dhe kopshteve, ka gjithmonë të rritur të pranishëm, ata nuk mund të shohin gjithçka. Meqenëse bullistët preferojnë të godasin kur të rriturit nuk shohin, është me rëndësi që të flisni me edukatoren e fëmijës suaj dhe ta vini në dijeni për situatën, që ajo të bëhet më vigjilente.

Përfitoni nga “dyert e hapura”. Nëse në çerdhen ose kopshtin e fëmijës suaj, ju lejohet që të merrni pjesë gjatë aktiviteteve ditore, përfitoni nga kjo dhe përfshihuni për të vëzhguar se, çfarë ndodh.

Lini një takim me prindër. Bullizmi shpesh mësohet nga përvojat në shtëpi, si dhuna familjare, shfaqjet e papërshtatshme në televizor ose sharjet nga vëllezërit/motrat. Punoni me stafin për të lënë një takim me prindërit e fëmijëve bullistë për të diskutuar mbi sjelljen, por mos u habisni nëse ata janë jobashkëpunues ose mohues.

Mbrojeni fëmijën. Jepini fëmijës mjetet e duhura për t’u përballur me bullistin. Mësojeni që t’i dalë zot vetes, ta shohë bullistin në sy, t’i tregojë një të rrituri dhe të mos qëndrojë vetëm. Ju mund ta fuqizoni fëmijën tuaj edhe duke bërë lojë me role me të, që ai të praktikojë përgjigjet e duhura. Fëmijët me besim te vetja kanë më pak gjasa që të bëhen shënjestër e bullistëve, ndaj duhet të gjeni mënyra për të rritur vetëvlerësimin e tij. Ju mund ta ndihmoni atë që të krijojë miqësi jashtë çerdhes ose kopshtit dhe të përfshihet në aktivitete që ia shtojnë vetëvlerësimin.

Largojeni nga grupi. Ndonjëherë bullizmi mund të jetë aq agresiv, saqë përpjekjet që mund të bëni mund të rezultojnë të pasuksesshme. Nëse ndodh kjo, bisedoni me drejtuesin e institucionit për ta lëvizur fëmijën në grup tjetër.

Bullizmi në çerdhe dhe kopshte ndodh më shpesh sesa mund të mendoni. Nëse fëmija juaj është një “viktimë” e tij, mos i duhet të merrni masa për ta ndihmuar atë, duke folur për shqetësimin, duke bërë vizita në çerdhe ose kopsht dhe duke i dhënë fëmijës mjetet e nevojshme për të shmangur bullizmin në jetë.

Bullizmi ka efekte negative në shëndetin psikologjik të fëmijëve të vegjël, por ai nuk ndikon vetëm viktimat. Edhe bullistët janë të rrezikuar. Studimet tregojnë se, ata që kanë ushtruar bullizëm në fëmijëri, janë të prirur drejt alkoolit dhe drogës, abuzojnë me partnerët e tyre, përfshihen në aktivitete kriminale dhe kanë marrëdhënie negative me shokët.

Prandaj, institucionet parashkollore, prindërit dhe grupet e komunitetit duhet të punojnë së bashku për të luftuar bullizmin. Bullizmi mund të jetë shkatërrues për vetëvlerësimin e fëmijës suaj, ndaj ai ka nevojë për dashuri, mbështetje dhe sigurim se ju po veproni për ta ndaluar bullizmin.

Duhet që për çdo rast dyshimi, të mos rezervoni, por t’i drejtoheni dhe të komunikoni me kujdestaret/edukatoret e fëmijëve, si dhe t’i drejtoheni punonjësve të shërbimit psiko-social pranë çerdhes/kopshtit për të marrë edhe ndihmën e tyre.

Gjithmonë merrni masa kur hasni bullizëm, sidomos në rastin që bëhet i rëndë apo i vazhdueshëm, duke kontaktuar mësuesin e fëmijës apo drejtorin e shkollës. Në këtë mënyrë situata do të monitorohet pa lënë mundësi për përshkallëzim negativ.

 

Të vlerësohet dhe reagohet në lidhje me pasojat e bullizmit te fëmijët

Bullizmi zakonisht kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë dhe vajzat që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla. Të gjithë fëmijët, adoleshentët edhe të rinjtë, që janë viktima të bullizmit pas një trysnije të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale, të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi dhe pasiguri në ambientet e shkollës.

Shumë fëmijë nga depresioni arrijnë rezultate më të ulëta në mësime, gjithashtu mundësia që fëmijët të përdorin drogë apo alkool rritet.

“Depresioni, ankthi, pasiguria, mungesa e ulët e vetëbesimit është në një shkallë aq të lartë, sa shumë prej tyre arrijnë të mendojnë vetëvrasjen.”.

Një rol shumë të rëndësishëm sipas psikologëve të ndryshëm, luan dhe familja, vëmendja dhe besimi që ato ju falin.

Këshilla është: “Fëmijët duhet të mundin frikëne tyre. Prindërit duhet t’i dëgjojnë , dhe vëzhgojnë në detaje”.

Fëmijët të cilët bullizohen, janë gjithmonë të tërhequr dhe ndrojtur nga shoqëria. Rrinë thuajse gjithmonë të vetmuar, dhe shihen duke qarë shpesh herë.

Ka disa forma, që varjojnë, në bullizëm fizik, kur një grup nxënësish sulmojnë më të dobëtit. Bullizm verbal, përfshinë ofendimet, talljet, të folurin racist. Bullizmi i maskuar, zakonishit ndodh pas shpine.

Shumë fëmijë nga depresioni arrijnë rezultate më të ulët anë mësime, gjithashtu mundësia që fëmijët të përdorin drogë apo alkool rritet.

Fëmijët e bullizuar janë shumë të ndrojtur, për të folur. Ata vinë gjithmonë vonë në shkollë, dhe rinë gjithmonë vetëm.

Një nxënës i bulëzuar tregon: “Ata më qëllojnë gjithmonë, më marrin gjërat me dhunë, më keqtrajtojnë, tallin dhe imitojnë sa herë unë flas”

Fëmijët duhet të mundin frikën tyre. Ndërsa rol shumë të rëndësishëm kanë këtu prindërit, ata duhet t’i dëgjojnë dhe vëzhgojnë në detaje fëmijët e tyre, si dhe të kuptojnë ndryshimet e vazhdueshme të vijës së sjelljes së fëmijës.

 

Të përvetësohen njohurit se si mund të parandalohet bullizmi

Ka individë ose grup agresiv që identifikojë shenjat e bullizmit të cilët kryejnë bullizëm ndaj “viktimave” të tyre duke gjetur shkak dhe shfrytëzuar moshën më të vogël, pamjen e jashtme, statusin social, orjentimin seksual, përkatësitë racore dhe kombësinë ose dhe përkatësinë fetare. Kështu bullizmi shfaqet me karaktere të ndryshme dhe me forma të ndryshme si psh. kemi:

bullizmi fizik,dmth abuzim me anë të dhunës së përsëritur të çdo forme të jashtme;bullizmin verbal me anë të fyerjes, nofkave, thashethemeve dashakeqe, shpifjeve; bullizmi social që do të thotë mënjanim nga grupi shoqëror në shkollë,ose në festa që organizon klasa,apo nxënës; bullizmi seksual, që është verbal me anë të fjalëve fyese, provokuese, por edhe fizik në ngacmime seksuale; bullizmi virtual me anë të rrjeteve sociale dmth keqpërdorimi i tyre për të dëmtuar ‘viktimën’ me postimin e fakteve apo thjesht shpifjeve publikisht; bullizmi racial nëpërmjet fyersjes dhe dhunë, apo edhe bullizmi fetar duke diskriminuar dhe fyer fenë ku nxënësi ose prindërit e tij besojnë.

Sipas përkufizimit të studiuest australian Ken Rigby ;“Bullizmi është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin, një dëshirë që dëmton, një veprim që lëndon një disbalacë në forcë midis personave një persëritje në mënyrë (tipike) një përdorim i padrejtë i forcës një kënaqësi e dukshme e agresorit si dhe një ndjenjë e përgjithshme e të qënit mbizotërus ndaj viktimës.”

Bullizmi zakonish kryhet në një përqindje me të madhe nga djemtë që duan të bëjnë të fortin ose të parin në shkolla, por po shikohet një rritje e përqindjes dhe nga vajzat të cilat dëshirojnë kundër dhe natyrës femërore, të sillen si djemtë, të shajnë, të dhunojnë, të poshtërojnë viktimat e tyre .

Të gjithë fëmijët adoleshentë edhe të rinj që janë viktimat e bullizmit mbas një trysnije të përsëritur psikologjike dhe fizike shfaqin simptoma anormale të shoqëruara me ndjenja frike dhe ankthi për pasigurinë e tyre në ambjentet e shkollës. Kjo gjë ju krijon atyre trishtim mbyllje në vetvete, qëndrim në shtëpi të izoluar, mos vajtje në shkollë, rënje nga mësimet etj. Gjithë kjo gjëndje shpirtërore anormale shfaqet dhe me simptoma të tjera të jashtme si anoreksi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, të vjella, përgjumje ose gjumë të trazuar etj.Nëqoftëse kjo gjëndje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere gjëndja përkeqësohet kalon në dëshpërim, kthehet në depresion dhë lë pasoja gjatë jetës dhe mund të marë trajta të ndryshme sëmundjesh psikologjike dhe fizike dhe mbi të gjitha këtyre siptomave, personi i bullizuar tenton vetëvrasjen. Sipas mjekëve psikiatër bullizmi e shton 6 deri në 9 herë idetë për suicid (vetëvrasje), ose nëqoftëse rrethjanat do të vinë në favorin e viktimës ai mund të kthehet në një hakmarës duke u bërë nga i viktimizuar në viktimizues.

Personat ose grupe që kryejnë bullizëm zakonisht janë pasqyrim i familjeve që kanë konflikte brënda tyre, ose janë tolerant ndaj dhunës duke i yshtur fëmijët e tyre të bëjnë të fortin nëpër shkolla. Disa të tjerë që kanë personalitet të cunguar për shkak të paaftësive intelektuale, dhunojnë për të bërë liderin dhe kontrollin me anë të force verbale apo fizike në shoqërinë ku janë. Të tjerë kanë problem dhe deformime psikologjike që duke viktimizuar të jerët ndjejë kënaqësi dhe përmbushje, ky tregues i një personaliteti antisocial me rezikshmëri shoqërore, që duhet trajtuar patjetër nga profesionistët e shëndetit mendor apo këshilluesin, punonjës social, dhe psikologu.

Fatkeqësisht bullizmi në përqindjen më të madhe kryhet në ambjentet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshënte por nuk përjashtohen raste edhe te të rinjtë. Ky fenomen po ta mendosh drejt është një paradoks kulturoro- social, sepse shkolla aspirohet të jetë si vëndi i shënjtë ku mësohet dija kultura, emancipohen brezat,duke u bërë më të mirë se pasardhësit tanë të çliruar nga konfliktet fisnore, gjinore, klasore, që i përkasin primitivizmit social.

Pavarësisht ndërgjegjësimit që po i bëhet këtij fenomeni nëpër shkolla me biseda, punës së diferencuar të psikologut punonjësit social, ndërhyrjes prindërore, por edhe të vetë organizmave mbrojtës të fëmijëve siç është Linja Kombëtare e Këshillimit të Fëmijës Alo 16 CRCA në Shqipëri e mbështetur nga UNICEF, përsëri sipas statistikave në botë edhe në Shqipëri bullizmi po përhapet si një epidemi me shumë viktima.

Nga studimi i fundit në rang kombëtar nga studiues europianë dhe shqiptar në 141 shkolla nga klasa e 4 deri në të mesme, sipas pyetjeve nxënës mësues dhe prindër u konstatua se 1 në 5 nxënës

ose mbi 20% janë prekur nga simptoma e bullizmit nëpër shkolla, 10% ja viktima, 6% agresor dhe 4% agresor edhe viktima bashkë.

Si prind me fëmijët e kësaj moshe ndihem i shqetësuar dhe mendoj se nuk duhet të rimë indiferent duke thënë vetëm “larg shtëpisë time”, por secili sipas statusit dhe mundësisë duhet të japi kontributin që fenomeni të mos përparojë dhe të bëhet “epidemi sociale” ashtu siç po e ka trendin. Shumica e atyre që janë marë më problemin e bullizmit si shkak dhe parandalim pavarësisht punës dhe rezultateve që duhen përshëndetur, mendoj se kanë injoruar një fakt shkak dhe kryesor, që e ushqen bullizmin dhe që i shton viktimat e tij.

 

Përfundime

Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues, jo vetëm për fëmijët, por dhe për prindërit për komunitetin, sepse fëmijët që preken nga bullizmi, janë reflektimi i të sotmes dhe përcaktues i të nesërmes në shoqëri.

Në pamje të parë, bullizmi i ngjan talljes. Disa fëmijë i tallin fëmijët e tjerë në mënyrë të përsëritur. Ndonjëherë, disa fëmijë mund t’i tallin të tjerët, sepse duan t’i lëndojnë ose t’i lënë jashtë lojërave. Në këto raste, tallja bëhet bullizëm. Kërkuesit janë përpjekur prej vitesh ta përcaktojnë bullizmin.

 

Olweus (1987) e ka përcaktuar bullizmin, si “një fenomen që ndodh kur një individ, i pa aftë të mbrojë veten, ekspozohet në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohe ndaj dëmtimit të qëllimshëm nga një ose disa të tjerë, në mënyrë direkte ose indirekte”. Pra, bullizmi shfaqet në formën e agresionit fizik ose psikologjik.

Bullizmi fizik përfshin goditjen, kafshimin, shtyrjen, shkelmimin dhe marrjen e sendeve personale,

Bullizmi psikologjik përfshin abuzimin verbal, vendosjen e nofkave, gjestet kërcënuese, fshehjen e vazhdueshme të sendeve të tjetrit, përjashtimin nga aktivitetet e dëshirueshme.

Në praktikë, format e ndryshme të bullizmit ndodhin së bashku si:

  • Vajzat janë më të prirura drejt bullizmit verbal,
  • Ndërsa djemtë janë më të prirur drejt atij fizik.

Shumë njerëz mendojnë se bullizmi fillon në shkollë, mirëpo ai mund të ndodhë edhe te fëmijët parashkollorë. Shpesh, gjatë viteve të hershme, bullizmi nuk vihet re, pasi është e vështirë të bësh dallimin mes eksperimentimit social normal dhe sjelljes bulliste. Një nivel i caktuar agresiviteti është normal te fëmijët parashkollorë. Megjithatë, sjellja e tejkalon normalitetin kur fëmija kënaqet duke i parë të tjerët të lëndohen ose kur kërkon mënyra për të shkaktuar dhimbje apo lëndim te fëmijë të tjerë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top