FB

July 29, 2022 | 8:06

Burn out, simptoma për t’u njohur, shkaqet dhe trajtimet

 

Përgatiti Suzana Gjeçi, Neuropsikologe

Sindroma e burn out (ezaurimi) përkufizohet si një gjendje lodhjeje e konsiderueshme, shoqëruar me perturbacione fizike, psikologjike dhe emocionale, gjeneruar nga të punuarit etj. Por cilat janë disa nga simptomat dhe si të dallojmë një burn out? Si ta kapërcejmë? Çfarë mund ta dallojë nga një depresion?

Termi burn out përkufizon një sindromë të një gjendjeje lodhje të tejskajshme, shpesh profesionale. Kjo shprehje është përdorur për herë të parë në vitet 1970 për të përshkruar këtë ndjenjë lodhje veçanërisht tek punonjësit e sektorit medikal e paramedikal, social dhe edukativ.

f-3

Në praktikë, burn out ndodh në mënyrë spontane brutale, ndonëse shenjat, në shumicën e rasteve të fshehta, mund të manifestohen progresivisht dhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Individi që vuan, ndjen një lodhje intensive, entuziazmi dhe angazhimi i tij në punë pakësohet. Dhe përfundon në një çinteresim total për çështjet profesionale si dhe për çdo gjë që lidhet me profesionin. Ndodh që burn out shkakton një paaftësi totale apo të pjesshme për të punuar, për të realizuar objektivat që lidhen me punën, duke e bërë postin e punës krejtësisht jo të përshtatshëm për individin e sëmurë.

 

Diferencat kryesore midis burn out dhe depresion:

Burn out profesional

Një individ i cili vuan nga burn out, fillon të ndjejë një çekuilibër  fiziologjik, si lodhje, çrregullime të spektrit tretës apo dhimbje. Këto shqetësime /dhimbje bëhen më pas psikologjike, në relacion me dhimbje psikosomatike. Një person bëhet i ndërgjegjshëm që vuan nga burn out kur ai pëson një ndikim të vërtetë dhe ndjen që organizmi dhe gjendja mentale “thonë stop”. Ndërkohë, në shumicën e rasteve, individi refuzon gjendjen dhe luftën, ndaj burn out (në të cilën ndodhet), në atë pak energji që i ka mbetur. Edhe pse burn out njihet si me origjinë profesionale, termi gjeneralizohet në shkaqe të tjera.

 

Depresion

Një individ që vuan nga depresioni ndjen përgjithësisht një trishtim të tejskajshëm që asnjë arsye nuk mund ta shpjegojë. Ai ka mendime negative të vazhdueshme, shpesh të shoqëruara me pagjumësi dhe me humbje të oreksit. Depresioni instalohet progresivisht si një rëndesë, peshë e rëndë, dhe personi i afektuar e sheh këtë gjendje si të pakthyeshme. Një person depresiv ka një ide të mjegullt të shkaqeve të kësaj gjendjeje, dhe nuk njeh konturet e qarta të saj.

f-4

Cilat janë simptomat e burn out?

Burn out karakterizohet nga një sindromë lodhjeje e tejskajshme profesionale, ku individi i prekur, pëson një stres kronik në punë. Këtu, megjithatë, shpesh, nuk është vetë individi i afektuar, por është enturazhi i cili vëren fillimisht simptomat e burn out tek ai.

 

Disa shenja që lejojnë të njihet një burn out:

•Lodhje fizike ekstreme dhe perturbacione fizike.

•Adinamizëm emocional, (gjendje ngarkese përballë përpjekjes / sforcimit; ngarkese për të përballuar konfliktet, përgjegjësitë apo stimujt e tipit emocional apo konjitivë, (në rastet kur kërkojmë shumë nga vetja, dhe kur duam të jemi të fortë), i cili manifestohet me shtim të emocioneve (krize lotësh / zemërimi, ndjenjë dëshpërimi, etj.).

•Depersonalizim apo manifestimi i një sjellje cinike: tensione të forta, padurim, qëndrim agresiv, insensibilitet ndaj ngjarjeve, mungesë e thellë interesi për personat e tjerë, pesimizëm.

•Alterim të fakulteteve intelektuale: çrregullime të përqendrimit dhe të memorizimit, vështirësi në marrjen e vendimeve, etj.

•Mungesë të thellë interesi për profesionin, të paktën në këtë periudhë.

•Denigrim personal në punë dhe një nivel të ulët performance.

 

Faktorë risku të burn out

Çdo individ mund të preket nga burn out. Mosha nuk përbën një faktor risku, pasi “lodhja” profesionale mund të prekë personat e rinj në moshë sikundër edhe ata më të moshuar.

Megjithatë, burn out është i lidhur më shumë me një stres kronik në punë. HAS (Autoriteti i Lartë i Shëndetit në Francë) liston gjashtë kategori të faktorëve të riskut me natyrë psikosociale:

-Mbingarkesë në punë: ritëm intensiv, organizim i keq, objektiva të pamundësuara, të papërcaktuara mirë, objektiva të përafërta, etj.

-Nivel i shumë i lartë i kërkesës emocionale (perfeksionizëm, ndërgjegje profesionale në rritje, etj.)

-Mungesë kontrolli ndaj punës së individit, mungesë autonomie dhe marzhe manovrimi.

-Relacione në punë: mungesë barazie dhe mbështetjeje, menaxhim jo i mirë.

-Pasiguri, mungesë sigurie në punë.

-Konflikt vlerash: organizim i keq i jetës profesionale.

f-2

Pasoja të burn out në gjendjen shëndetësore

Burn out prek në mënyrë të konsiderueshme cilësinë e jetës së individit. Kjo lodhje e tejskajshme ka përshkallëzime në nivelin emocional, duke favorizuar humbjen e besimit dhe të vlerësimit të vetes, nervozizëm, apo një qëndrim pesimist. Fillojnë të manifestohen çrregullime të spektrit konjitiv si p.sh. vështirësi përqendrimi dhe të marrjes së vendimeve. Në nivel fizik, lodhja ekstreme mund të sjellë dhimbje koke të vazhdueshme, apo tensione muskulare, veçanërisht në pjesën e shpinës. Po ashtu, fillojnë të shfaqen çrregullime të gjumit.

Burn out mund të ketë pasojë në jetën personale dhe në psikizmin, duke sjellë një mbyllje në vetvete, një izolim social, një sjellje varësie, një mungesë empatie apo dhe impulsivitet. Po ashtu, burn out mund të çojë në depresion. Stresi gjithashtu mbetet element i dëmshëm për shëndetin global dhe mund të favorizojë sëmundje të reja apo të përkeqësojë simptoma të një patologjie ndërkohë ekzistuese.

 

Burn out: kur dhe kë të konsultojmë?

Në rast se konstatojmë që cilësia e jetës është dëmtuar nga puna dhe një lodhje intensive ka filluar të instalohet, është e duhur të merret takim me mjekun e familjes. Ky i fundit do të orientojë pacientin drejt një terapeuti të specializuar, një psikolog apo një psikiatër me qëllim realizimin e një bilanci, propozimin e zgjidhjeve dhe një ndjekje terapeutike. Mund të përshkruhet këtu një bilanc sanguin për të eliminuar një infeksion eventual në origjinë të lodhjes.

 

Teste për detektimin e një depresioni / një burn out

Testi Maslach Burnout Inventory (MBI) mundëson vlerësimin në tre panele:

  • Lodhje emocionale
  • Depersonalizim dhe çhumanizim
  • Performanca / realizim / përmbushje personale në punë.

Testi Copenhagen Burnout Inventory, orientohet kryesisht në “lodhjen e tejskajshme”: personale, profesionale dhe relacionale.

Ndonëse këto vlerësime nuk mundësojnë vendosjen e një diagnoze medikale, ato janë të dobishme për të realizuar një bilanc dhe orientimin e  trajtimit.

f-1

Si të shërohemi nga një burn out?

Marrja në ngarkim e një burn out, lypset të realizohet sa më herët të jetë e mundur. Etapa e parë konsiston në ndërprerjen e punës nga mjeku i familjes. Trajtimi i burn out starton me një periudhë pushimi. Terapeuti propozon një terapi medikamentoze ose jo, sipas rastit. Përshkrimi i një trajtimi antidepresiv apo të medikamenteve anksiolotikë është i mundëshëm, por vetëm në rastet kur pacienti vuan nga çrregullime të ankthit apo depresive.

Paralelisht, i rekomandohet fuqishëm pacientit me burn out të fillojë të ndërmarrë një psikoterapi për të mundësuar një rekonstruktim të identitetit.

Disa aktivitete të lehta dhe relaksuese mund t’i këshillohen pacientit që vuan nga një lodhje profesionale. Metoda të ndryshme mundësojnë ndalimin dhe reduktimin e stresit dhe të ankthit, si sofrologjia (disiplinë bazuar në ushtrime të frymëmarrjes së thellë për t’u përqendruar); meditimi (për t’u lidhur me mendjen, trupin në çastin aktual); dhe praktika e një sporti i cili ofron mirëqenie interesante për personat e prekur nga burn out. Kjo e fundit duhet zgjedhur në funksion të preferencave të secilit: sport kolektiv, individual, ne në ambiente jashtë apo në banesë.

Një higjienë e mirë jetese, veçanërisht ushqyese, mund të ndihmojë organizmin për të luftuar kundër lodhjes.

Momenti i përcaktimit të kthimit në punë do të përgatitet në bashkëpunim me mjekun e familjes, sidomos kur ndërprerja e punës kalon tre muaj. Biseda me mjekun mundëson analizën e situatës, menaxhimin e vendit të punës apo ndryshimin  e disa kushteve në punë.

Institucioni do të kontribuojë në riorientimin e aktivitetit profesional apo në përcaktimin e projekteve të rinj.

 

Si ta parandalojmë këtë “lodhje”?

Për të parandaluar burn out është me rëndësi të riparohen shenjat pararendëse sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu organizimi dhe kushtet e përshtatura të punës bëjnë të mundur evitimin e përkeqësimit të pasojave.

 

Përgatiti Suzana Gjeçi

Neuropsikologe

UNIVERSITETI I MJEKËSISË

FAKULTETI I MJEKËSISË

Departamenti i Neuroshkencës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top