Aktualitet

September 13, 2021 | 10:42

Burra të “fortë ” që vrasin Gra

 

Nga burrëria vjen gjithçka, deri tek vrasjet e  vajzave të grave pa ju ‘dridhur qerpiku’. Duke lënë edhe pjellën e tyre në mëshirë të fatit mes katër rrugëve. Pikërisht, kjo burrëri e ‘injektuar’ që në vegjëli nga “burrat” e shtëpisë dhe gra që rrisin djem të fortë për pushkë por jo për pendë sjell vrasje të vajzave e grave që janë shpeshtuar pafund…

Nga Xhoi Jakaj

xhoiNë shumë vende të Shqipërisë  mentaliteti i thekur, burrëria, pushka, mohimi, sundimi, mosrrespektimi, e shumë fjalë të tjera mbizotërojnë në çdo ditë të jetës, e këto bien mbi femrën, dhe fëmijët e pafajshëm. “Burra”, që vrasin pa iu dridhur qerpiku, ndërkohe duhet të ishin prindi , shoku , miku i gruas dhe fëmijës por edhe shtylla e shtëpisë.

Sot dëgjuam një rast të vrasjes së një gruaja ( vajze e parritur ende, dhe e bërë shumë e re nënë ) ku vritet me gjakftohtësi nga babai i fëmijës saj i cili u shtua në listën e jetimit, me një nënë të vrare e një baba vrasës pranga. Mendohuni mirë para se të sillni fëmijët në jetë fëmijët o burra të fortë!

Dikur nëse lind një djalë ishte gëzim i madh, shtylla e familjes, trashëgimtari i pasurisë, e padyshim që ndodh e kundërta nëse nusja e shtëpisë sillte në jetë një vajzë….edhe sot kam informacion që shumë nëna kryejnë aborte për shkak të gjinisë së fëmijës.

Nëse është djalë vazhdon mbahet, nëse është vajzë kryhet abort. E shohim akoma në vitet 2021 gruan me një sy urrejtjeje, fajtore, a thua se ajo e ka në dorë gjininë e fëmijës.  Dhe përveç këtyre vajza e ardhur në këtë botë nuk rritet si djali. Ka akoma… për fat të keq dhe pse koha kalon, vështirë se fashitet kjo mendësi?

Që në vegjëli, shoqëria na mëson të ndajmë lodrat e fëmijëve. Pistoleta, makina, motorra, i përkasin djemve.  Jemi ne, shoqëria që ju blejmë lodra të atilla, ne i ‘djallëzojmë’ djemtë ndonëse me të tilla lodra pa vlerë.  Ju mësojmë djemve se ato duhet të luajnë me ato lodra, jo motrat e tyre. Djemtë tanë nuk i marrin motrat në grupet e tyre shoqërore, se janë vajza e ato flasin gjuhë tjetër, e hera-herës me zhargon rruge.

Motra duhet të qëndroj në shtëpi, e në shumë raste në disa zona të shqipërisë pa lejen e vëllait ose babait të mos kaloj as pragun e derës. Vajzat që të vogla duhet të luajnë me kukullat ‘barbie’, me shoqet  Që 6-vjeç përpiqemi t’ju mësojmë punët e shtëpisë, që t’i bëhet kulturë.  T’i shtroj babit bukën kur vjen i lodhur nga puna, vëllait t’i përgatis detyrat për nesër e shumë e shumë urdhëresa pune, edhe pse nuk u lumturua askush kur erdhi në këtë botë, a nuk jemi fajtor edhe ne gratë po aq sa burrat…

Fenomeni i “nënvlerësimit” pasohet nga  nëna tek vajza, nga burrat e shoqërisë sonë. Vëllait, nga babai por edhe nëna i jepet detyrë ndaj motrës për të vëzhguar që të mos bëj asnjë gabim e të jetë e ‘pastër’ deri kur të shkoj në derë të ‘huaj’, se në të kundërt e ka jetën në fije të perit, e shkon deri tek marrje jete… siç po ndodh shpesh në këtë shoqëri.

Burrat vrasin vajzat, nënën e fëmijëve, gratë e tyre dhe numri rritet në kohë rekord. Pyeta në Dr e policisë Tiranë dhe vetëm në gjashtë mujorin e fundit, raportohen në polici raste të frikshme, të dhunimit, kërcënime, kanosje, përdhunime, e deri te vrasjet pasionante?!

Shoqëria, shkolla, njësitë administrative kudo në vend dhe institucionet shtetërore duhet më shumë vëmendje e kujdes ndaj gruas e vajzës së pambrojtur dhe të paarsimuar.  Nuk mjafton të bëjmë një qeveri me gra, ndërkohë që vajzat e gratë po na i vrasin para syve tanë.  Të ngremë zërin, forcojmë ligjet, e të veprojmë të gjithë…alarmi ka rënë e po bie përditë…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top