Këshilla & Arsye

January 27, 2021 | 9:10

“Burri me Covid, gruaja jo”, ja çfarë shpjegimi jep shkenca për këto raste

Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshortëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë duke u kujdesur për të. Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha që mundon njerëzit, por që shkenca e ka më në fund një përgjigje.

Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universiteti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarve nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjëse që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin. Me pak fjalë, e lidhin me gjenet. “Ne u përqendruam te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12% të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, çka bën që trupi i tyre të mos jetë në gjendje të prodhojë interferon, molekula e parë mbrojtëse”, citon Giuseppe Novelli, mjek në një poliklinikë në Romë dhe president i fonacionit “Giovanni Lorenzini” në Milano.

Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozohet të kenë imunitet natyror ndaj koronavirusit.

“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetësuar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top