Mirëqenie

October 15, 2020 | 10:46

Çajrat bimorë që ju ndihmojnë për të luftuar astmën

Çajrat bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin por edhe luftuar astmën. Çajrat bimorë janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.

Më poshtë do të gjeni listën e çajrave më të mirë bimorë për njerëzit e prekur nga astma.

Çaji i xhenxhefilit

Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktivë që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji jeshil

Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve. Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës.

Çaji i zi

Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive. Ky çaj ofron lehtësim të përkohsëm të simptomave të astmës. Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Çaji i eukaliptit

Ky çaj përgatitet nga gjethet e pemës së eukaliptit që është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës. Këto antioksidantë ulin inflamacionin, prodhimin e sekrecioneve dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

Çaji i jamballit

Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës. Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare.

Çaji i koprës

Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën. Çaji i koprës mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top