Këtë sezon në javën e modës në New York ajo që ka tërhequr më tepër vëmendje janë çantat e stilit të rrugës, të cilat mbajnë emrin Danse Lente.
Kompania e kuletave, e cila është e vendosur në Londër tërhoqi shumë shpejt vëmendjen e vajzave të modës për shkak të formës së veçantë që kishin këto çanta.
Dizajnet e tyre nuk kanë logo (përveç një mbishkrimi të vogël të emrit të markës) dhe ato vijnë në treg me çmim të përballueshëm.
Yjet e stilit të rrugës vendosën ta promovojnë markën e tyre në Javën e Modës dhe t’i vendosin këto dizenjo mbi veshjet e personalizuara të tyre.
Aktualisht Danse Lente do të jetë e pranishme në Londër, Milano dhe Paris.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.