Këshilla & Arsye

February 16, 2018 | 9:26

Intoleranca e glutenit. 8 shenjat e trupit që nuk duhen anashkaluar

Në ditët e sotme është e zakonshme të jesh jotolerantë për të paktën një ushqim. Intolerancat më të shpeshta janë ato të laktozës dhe glutenit. 

Megjithëse shumë njerëz nuk i kushtojnë shumë vëmendje dikujt që flet për këtë temë, problemet e glutenit nuk duhet të merren lehtë. Para së gjithash, duhet thënë se intoleranca e glutenit nuk është një alergji, por simptomë e një problemi me acidin e stomakut. Ajo që ndodh është se proteinat që përmbajnë gluten nuk përpunohen nga sistemi i tretjes, i cili më vonë i trajton ato si organe të huaja, duke shkaktuar probleme në stomak dhe duke penguar thithjen e ushqimeve të tjera. 

Simptomat më të zakonshme janë diarreja dhe përzierje, por përveç këtyre ka edhe të tjera, siç janë:

Dhimbje kronike koke

Dhimbja e kokës është mjaft e zakonshme tek njerëzit që nuk janë tolerantë ndaj glutenit, në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja fillon 30-60 minuta pas ngrënies.

Të kruara

Nëse ka ndonjë problem me sistemin e tretjes, mund të ndodhë edhe jashtë saj me të kruara ose lëkurë të thatë dhe të irrituar.

Fibromyalgia

Ky simptomë njihet edhe me emrin, reumatizëm ekstra-artikular dhe shkakton dhimbje të muskujve, tendos ligamentet. Gjendet veçanërisht te gratë. 

Intolerancë ndaj laktozës

Intolerancat gluten dhe laktozë shpesh kanë të njëjtat simptoma dhe nganjëherë ato janë shkaku i tjetrës. Njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës shpesh nuk u tretet gluteni. Simptomat dalluese të intolerancës së laktozës janë djegie, ënjtje dhe sëmuren menjëherë pas ngrënies.

Lodhje kronike

Stresi i vazhdueshëm që i nënshtrohet trupit  shkakton ndjenjën e lodhjes. Nëse fle 8-9 orë në natë dhe vazhdoni të zgjoheni me një ndjenjë të lodhjes, duhet të filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje asaj që hani.

Disponimi mendor

Nëse trupi nuk është i lumtur, as shpirti nuk mund të jetë. Njerëzit që vuajnë nga intoleranca e gluten shpesh ndihen të shqetësuar për arsye që nuk ekzistojnë. Ata gjithashtu mund të jenë shumë të paduruar dhe nervozë. 

Dhimbje stomaku 

Kjo është padyshim simptoma më e dukshme. Nëse nuk hani mirë ose nëse trupi juaj nuk mund të pranojë ushqimet, atëherë stomaku juaj do të “ankohet” dhe do të fillojë të dëmtohet dhe të shkaktojë përzierje.

Marrje mendsh

Shumë njerëz që vuajnë nga intoleranca e glutenit, pas ngrënies ndihen sikur kanë mbetur në  një hapësirë mjegulle.

Nëse rregullisht vuani nga një ose më shumë nga këto simptoma pas ngrënies, atëherë do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun. Zgjidhja e problemit mund të jetë shumë e thjeshtë dhe të përfshijë vetëm kujdesin, për të shmangur një ushqim të veçantë.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.perdavvero.club

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top