Lifestyle

April 27, 2020 | 8:08

Modelja shqiptaro-amerikane: “Jam krenare që jam shqiptare, ëndrra ime pas studimeve, të kontribuoj për vendin tim”

 

Modelja bukuroshe ka arritur së fundmi të realizojë një kontratë për modelim me një nga agjensitë e njohura amerikane, ndërsa javën e kaluar është prezantuar si imazh kopertine në revistën kanadeze Imirage.

2

Bernadete Rudovic ka lindur në Nju Jork më 11 shkurt të vitit 2001. Ajo është studente e Universitetit U-Miami në Florida, dega e biokimisë Mjekësi. Bernadete është vajza e Zef dhe Enkelejda Rudaj që banojnë në fshatin shqiptar të Shtojit në Ulqin.

-“Jam me prejardhje nga Selca e Kelmendit”, thotë me krenari Bernadete, “jam pasardhëse e Norës së Kelmendit. Babai im Zefi është nga Ulqini kurse nëna ime nga Mali Kolaj, Velipojë.

Të parët e mi erdhën nga Kelmendi në Ulqin, dhe këtu luftuan me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i tyre. Gjyshi im, ishte një nga djemtë e Cok Kirit- Rudaj që luftoi për mbrojtjen e Shkodrës dhe ishte komandant i vullnetarëve shqiptarë për mbrojtjen e Tivarit dhe Ulqinit”. 

Që nga klasa e parë e shkollës, Bernadete ka qenë nxënëse e dalluar dhe ashtu ka vazhduar deri ditën e sotme, kur në bazë të punës së saj dhe rezultateve të arritura, përfitoi bursë të plotë, shkollimin falas tek një ndër univesitetet më prestigjoze U-Miami në Florida. 

Ëndrra e saj është që të kryejë shkollën e mjekësisë dhe një ditë të ketë mundësi të hapë klinikë në Shqipëri.

4Që fëmijë ajo kishte ëndërr që të bëhej një modele, gjë e cila iu realizua shumë shpejt, në vitet e shkollës së mesme, kur një nga agjensitë më prestigjoze në SHBA, “Wilhelmina Agency” nënshkroi me të një kontratë trevjeçare. 

Portreti saj ra menjëherë në sy edhe jashtë Amerikës, kur revista londineze “Fruk” e paraqiti atë në faqen e parë, ndërsa pak kohë më parë të njëjtën gjë bëri edhe revista “Imirage” nga Toronto Canada.

“Ëndrra ime është që një ditë të përfundoj studimet në mjekësi me rezultate të mira dhe dëshiroj të arrij të që edhe me punë të kontribuoj për kombin tim. Një ëndërr disi më e largët është ajo që të arrij të hap një klinikë në Shqipëri”.

Po ashtu një pasion i madh i saj mbetet modelimi.

-“Jam krenare që jam shqiptare, -thotë Bernadete, ndaj edhe kam dëshirë që sado pak të arrij të bëj të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët në opinionin botëror, dua ta bëj një gjë të tillë edhe me modelimin, ashtu si artisti i famshëm Angjelin Prelocaj, koreograf i baletit modern me famë botërore, djali i hallës së babait.

3

1

5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top