I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kantautori shqiptar Ermal Meta ka treguar më shumë rreth jetesës së tij në Itali dhe vështirësive që ka ndeshur si emigrant në Itali. Kantautori Ermal Meta ka thënë se në Shqipëri janë rrënjët e tij, pavarësisht se tani ka një karrierë mjaft të suksesshme në Itali.

Ermal Meta: Këtu janë rrënjet e mija, sado të largohesh, rrënjët aty i ke. Kam njohur shqiptarë që nuk donin të thonin se janë shqiptar. Nëse ke karakter të fortë e mbron prejardhjen tënde.
Por a e ka ndjerë paragjykimin Ermal Meta?
Ermal Meta: E kam ndjerë, por e kam përdorur si benzinë. Çdolloj paragjykimi më ka bërë të fortë. Kur fitova Sanremon isha shumë krenar, nuk mund të ndjeja asgjë. Për mua ishte thjesht një moment tjetër i mirë dhe e përjetova ashtu siç ishte. Unë në Itali jam kantautori shqiptar.
Gjatë bisedës në studio, Ermal Meta ka treguar se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria. Kantautori Ermal Meta ka thënë se sot në krahasim me kur emigroi në Itali, i duket sikur tani sheh shpresë.
Ermal Meta: Vij shpesh në Shqipëri. Më mungon kur nuk dëgjoj gjuhën shqipe. Kur jam këtu, e ndjej veten të plotë kur dëgjoj të flasin shqip. Në Fier jam kthyer para një viti dhe kishte 18 vjet pa u kthyer. Kishte ndryshuar shumë, por ndjenja nuk më la të mirë, është personale. Që nga viti që kam ikur, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Kur ika, mbaj mend faktin që nuk shikoj shpresë, tani më duket sikur shoh shpresë. Nuk më duket vend normal, por më pëlqen për këtë. Ajo që më godet më shumë është që kam vënë re që shumë njerëz mundohen të duken më shumë seç janë.
Burimi tv klan
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

