Mirëqenie

November 3, 2020 | 8:24

Çelësi për të qenë gjithmonë të lumtur…

“Lumturia është si flutura; sa më shumë që e ndiqni, aq më shumë do t’ju shmangë, por nëse e ktheni vëmendjen te gjërat tjera, ajo vjen dhe ulet ngadalë në shpatullën tuaj”, ka thënë filozofi Henry David Thoreau.

Joga dhe mësimet spirituale na mësojnë se lumturia është e vërtetë vetëm atëherë kur heqim dorë së kërkuari gjëra materiale dhe të panevojshme, me qëllim që të zbulojmë kënaqësinë e pafundme që gjendet brenda nesh.

Sipas shumë ekspertëve, ndër mënyrat më të mira për të qëndruar gjithmonë të lumtur është duke bërë atë që ju pëlqen. Nëse jeni në punë apo në shkollë, bëni çfarëdo që ju pëlqen. Kur bëni gjërat që ju pëlqejnë, ato nuk krijojnë stres, por vetëm sa e lehtësojnë stresin që e keni nga gjërat e tjera.

Prandaj nëse ndjeni se keni nevojë të udhëtoni apo të takoni njerëz të rinj, për ju ndoshta më mirë është të punoni si agjent marketingu se sa si kontabilist. E njëjta gjë vlen kudo, asnjëherë mos i ndiqni paratë, por kënaqësinë që ju sjell një detyrë e caktuar.

 

Burimi / Top Channel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top