Teste

November 3, 2020 | 8:30

Test / Jeni gati të takoni shpirtin tuaj binjak?

 

Të gjithë munden ta gjejnë shpirtin binjak, me kusht që të dinë të hedhin pas krahëve disa pengesa. Zbuloni nëse keni gjithçka ju duhet për të gjetur partnerin e duhur…

  1. Vetmia…

a. Ky është fati, të cilit duhet t’i nënshtroheni

b. Herë pas here ju pëlqen

c. E përballoni mjaft mirë vetminë

d. Është e mbushur me nostalgji dhe trishtim

e. Është një dimension që ju bën të ndiheni mirë

  1. Takoni dikë që është e kundërta e njeriut tuaj ideal, por sidoqoftë ju pëlqen shumë…

a. Duhet të jeni i/e marrë

b. I mbyllni ndjenjat tuaja, deri sa kjo ndjenjë t’ju kalojë

c. E pranoni shoqërinë e tij, por keni shumë paragjykime për të

d. Vetmia ju bën shaka pa kripë

e. Pranoni ta njihni më mirë

  1. Zakonisht, çfarë ju bën të bini në dashuri?

a. Të ndiheni e respektuar dhe e vlerësuar

b. Besimi dhe ndjenjat e forta

c. Të ndiheni objekt vëmendjeje dhe kureshtie

d. Durimi dhe përkushtimi

e. Nuk e di…

  1. Një admirues misterioz ju sjell mesazhe të këndshme

a. Është ndonjë që bën humor

b. I fshin menjëherë

c. Jeni të dyzuar mes shpresës dhe frikës nga zhgënjimi

d. Mos është ish i dashuri që dëshiron të ktheheni sërish bashkë?

e. Nuk e dini se kush është, por që tani ju ka bërë për vete

  1. Dashuria perfekte…

a. Është një fat që u ndodh pak njerëzve

b. Është ajo që zgjat përgjithmonë

c. Ekziston vetëm në filma dhe në përralla

d. Vjen vetëm një herë në jetë

e. Nuk ka ardhur akoma

 

Më shumë përgjigje A | Është e vërtetë se vitet që kalojnë nandryshojnë dhe na heqin mundësi, por vetëm për t’i lënë vendin mundësive të ndryshme, jo më të këqija, përkundrazi, shpesh më të thella. E njëjta gjë vlen edhe për shpirtin binjak: nuk janë rrudhat ose disa kilogramë më shumë ato që ju pengojnë të takoni njeriun që bën për ju. Pengesat më të mëdha janë mungesa e vetëvlerësimit dhe paragjykimet që kultivoni vetë ju. Asnjë stinë e jetës nuk është e privuar nga dashuria: mjaft me shfajësime, jini të hapur ndaj takimeve që ju presin!

Më shumë B | Kushedi se sa sakrifica dhe sforco keni bërë për dashurinë e përsosur, ajo që është për gjithë jetën, ndoshta pa drithërima, por… e sigurt! Ndoshta nuk është tamam shpirti binjak, por të paktën ai është. Kurrë nuk do të rrezikoni familjen tuaj për dikë tjetër. Por në këtë mënyrë rrezikoni të jeni gjithmonë minimalistë. Askush nuk ju kërkon të shkatërroni gjithçka, por mos përjashtoni apriori mundësinë se mund t’ju ndodhë diçka e re. Përkundrazi: goditjet “më shkatërrimtare” lindin pikërisht kur e detyroni veten për shumë kohë të qëndroni me dikë, i cili nuk ju fal më atë ndjenjën e bukur të dashurisë.

Më shumë C | “Pa kompromise do të mbeteni gjithmonë vetëm. Shpirti binjak është një shpikje, një fantazi e bukur, por në të vërtetë është shumë ndryshe. Mundësitë që ta takoni janë me të vërtetë të pakta dhe rrezikoni ta prisni gjithë jetën”. Kjo është ajo që u thoni të tjerëve, por në realitet nuk besoni më as ju te shpirti binjak. Dhe është pikërisht mali i pritshmërive që vetë ju keni tendencën ta fshihni, i cili ju bën ndonjëherë të synoni për diçka më të sigurt dhe të qetë, ose… për shkak të vetmisë. Mos kini frikë nga ndjenjat, nga dashuria gjithëpërfshirëse. Në të vërtetë, ju jeni gati për ta gjetur shpirtin binjak, duhet vetëm të viheni në kërkim.

Më shumë D | Në jetë dashuria e vërtetë jetohet vetëm një herë. Ja sepse, nëse kjo mundësi ju ofrohet nga fati dhe më pas e humbisni atë, çdo shpresë e juaja venitet. Kjo është bindja që ju pengon të dashuroni sërish. Ka disa shpresa, dhimbje që shenjojnë një rënie. Nëse partneri nuk është më, as ju nuk jeni më. Ama ju jeni një njeri i destinuar për një tjetër njeri po aq të veçantë, i cili do t’ju nxjerrë nga humnera ku jeni futur. Mirëpriteni shpirtin binjak: vjen për t’ju rikthyer sërish në jetë!

Më shumë E | Për ju pak rëndësi ka nëse e keni takuar apo jo më parë shpirtin binjak. Brenda vetes, siguria se shpirti binjak ekziston, është e pakontrolluar. Dhe është pikërisht ky besim që ju ndihmon të takoheni me njerëzit e duhur dhe të largoni ata që janë të papërshtatshëm dhe me qëllime të pashpresa. Me dikë tjetër mund të ndiheni vërtet mirë, ndaj përse të kënaqeni me marrëdhënie të pavlera, të cilat ju trishtojnë, në vend që t’ju kënaqin? Shpirti binjak ju bën një dhuratë të çmuar para se ta takoni atë: privilegjin për të zgjedhur dhe për të shijuar edhe vetminë, ndërkohë që prisni që ai të vijë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top