Aktualitet

July 14, 2022 | 8:53

‘Centaurus’: Virologët shprehin shqetësimin për nënvariantin e ri të Covid

Virologët kanë shprehur shqetësime për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron me përhapje të shpejtë, i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Paralajmërimi erdhi pasi deputetët bënë thirrje për përpjekje të dyfishuara për të bindur afro 3 milionë të rriturit në Angli, të cilët nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës Covid, të pranojnë ofertën e vaksinimit. Varianti BA.2.75 – i mbiquajtur “Centaurus” – u zbulua për herë të parë në Indi në fillim të majit. Rastet në MB që atëherë janë rritur ndjeshëm – dhe me sa duket më shpejt se ato të variantit jashtëzakonisht të transmetueshëm BA.5, i cili është gjithashtu i pranishëm në Indi dhe po zhvendos me shpejtësi variantin BA.2 që më parë dominonte në shumë vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtari kryesor i saj, Dr. Soumya Swaminathan, tha se nuk kishte ende mostra të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e tij.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi harakahdaily.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top