Me ardhjen e stinës së verës dhe përfundimin e vitit akademik, shumë prindër janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e kopshteve dhe çerdheve, në mënyrë që të vegjlit e tyre të kenë një vend të sigurt ku të qëndrojnë, gjatë kohës që ata janë në punë.
Lidhur me këtë shqetësim Bashkia e Tiranës ka dal me një njoftim zyrtar, ku i njofton dhe sqaron të gjithë prindërit se të gjithë kopshtet dhe çerdhet publike do të vijojnë të jenë të hapura gjatë- gjithë muajve të verës, si dhe me orar të plotë.
Njoftimi i Bashkisë
Të nderuar prindër!
Nisur nga pyetjet e drejtuara në adresën tonë zyrtare, si dhe nga telefonatat e shumta të marra në këtë kohë, lidhur me vijimin apo jo, të shërbimit gjatë muajve të verës, ju bëjmë me dije se:
- Shërbimi publik i çerdhes dhe i kopshtit në Bashkinë Tiranë vijon pa ndërprerje përgjatë gjithë verës dhe me orare të plota.
- Nëse ju komunikohet një informacion i kundërt për sa më lart, jemi në rrethana abuzive dhe lutemi kontaktoni menjëherë në adresën tonë elektronike [email protected].
Faleminderit për mirëkuptimin!
Krahas këtij njoftimi, Bashkia Tiranë bën me dije edhe datat e regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, si dhe dokumentacionet e nevojshme për realizimin e këtij procesi.
Në Link-et e mëposhtme gjendet gjithë informacioni i nevojshëm
http://femijetetiranes.al/8399-2/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.