Aktualitet

June 11, 2021 | 8:05

Çerdhet dhe kopshtet të hapura gjatë verës, afati dhe dokumentet që ju duhen për regjistrimin e fëmijës

Me ardhjen e stinës së verës dhe përfundimin e vitit akademik, shumë prindër janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e kopshteve dhe çerdheve, në mënyrë që të vegjlit e tyre të kenë një vend të sigurt ku të qëndrojnë, gjatë kohës që ata janë në punë.

Lidhur me këtë shqetësim Bashkia e Tiranës ka dal me një njoftim zyrtar, ku i njofton dhe sqaron të gjithë prindërit se të gjithë kopshtet dhe çerdhet publike do të vijojnë të jenë të hapura gjatë- gjithë muajve të verës, si dhe me orar të plotë.

Njoftimi i Bashkisë

Të nderuar prindër!

Nisur nga pyetjet e drejtuara në adresën tonë zyrtare, si dhe nga telefonatat e shumta të marra në këtë kohë, lidhur me vijimin apo jo, të shërbimit gjatë muajve të verës, ju bëjmë me dije se:

  • Shërbimi publik i çerdhes dhe i kopshtit në Bashkinë Tiranë vijon pa ndërprerje përgjatë gjithë verës dhe me orare të plota.
  • Nëse ju komunikohet një informacion i kundërt për sa më lart, jemi në rrethana abuzive dhe lutemi kontaktoni menjëherë në adresën tonë elektronike [email protected].

Faleminderit për mirëkuptimin!

Krahas këtij njoftimi, Bashkia Tiranë bën me dije edhe datat e regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, si dhe dokumentacionet e nevojshme për realizimin e këtij procesi.  

Në Link-et e mëposhtme gjendet gjithë informacioni i nevojshëm

http://femijetetiranes.al/8399-2/

http://femijetetiranes.al/aplikimet-per-regjistrim-ne-kopshtet-publike-te-bashkise-se-tiranes-per-sezonin-2020-2021/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top