Lifestyle

October 27, 2016 | 9:35

Kjo foto e këmbëve me shkëlqim të dikujt është një iluzion

Një foto e këmbëve të dikujt po shpërndahet shumë në rrjetet sociale. Një përdorues i Instagramit me emrin “leonardhoespams” e shpërndau këtë foto në llogarinë e tij, foto që bëri konfuzë shumë njerëz.

Komentet ishin nga më të ndryshmet, dikush shkruan: “Një herë që e sheh këtë foto, nuk mund t’ia ndash më sytë”, ndërsa një tjetër:“Unë mendova se streçet ishin çuditërisht kaq të ndritshme dhe mbeta pa fjalë. Seriozisht?”

Dikush tjetër mendonte se, këmbët ishin me këtë shkëlqim. Por, fotoja që çoroditi rrjetin u kuptua nga një tjetër komentues, i cili shprehet: “O Zot, sapo kuptova që mbi këmbët tua ka bojë.”

Fotoja u shpërnda dhjetëra herë dhe shkaktoi shumë komente, por më në fund u zgjidh “misteri” i njerëzve që u bënë konfuzë, pasi këmbët që shkaktuan këtë iluzion optik janë thjesht të bëra me bojë të bardhë.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top