FB

September 17, 2021 | 8:10

Çfarë do të thotë të jetosh me ankth…

Ankthi, një emocion i karakterizuar nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart, ankesa somatike, dhe ripërtypje. Ankthi nuk është i njëjtë me frikën, që është një përgjigje ndaj një kërcënimi të vërtetë apo të perceptuar menjëherë, ndërsa ankthi është pritshmëria e një kërcënim të ardhshëm.

Të jetosh me ankth do të thotë të jetosh me:

Nga Lediona Braho, psikologe klinike
 

❗️Dhimbje (barku, koke)

❗️Vështirësi për të fjetur

❗️Nervozizëm, tension

❗️Rrahje të shpejta të zemrës

❗️Frymëmarrje të shpejtë

❗️Djersitje

❗️Dridhje

❗️Dobësi, këputje

❗️Ndjesi sikur je në rrezik

❗️Vështirësi për t’u përqendruar

❗️Vështirësi për të menduar gjëra të tjera veç shqetësimeve

Njohja e shenjave të ankthit ju NDIHMON të kërkoni ndihmë te mjeku juaj dhe te një psikolog për ta përballuar më mirë ose për ta trajtuar atë.

Në raste të caktuara mund të nevojitet mjekim, raste të tjera përfitojnë vetëm me psikoterapi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top