Mirëqenie

September 13, 2018 | 12:36

Çfarë duhet dhe nuk duhet të hani, nëse vuani nga dhimbjet e kokës

Kush vuan shpesh nga dhimbja e kokës duhet t’i kushtojë vëmendje dhe asaj që konsumon, ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe duhet të dinë dhe ato që ndikojnë për keq.

Faji apo merita, varet nga këndvështrimi, i takon substancave që janë në mënyrë natyrale ushqimet, që janë në gjendje të lirojnë apo ngushtojnë enët e gjakut, duke shkaktuar presion të ndryshëm dhe ndjesinë e dhimbjes.

Ja çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Kafe – Një aleate shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Lejohen 3-5 filxhanë në ditë.

Çokollatë – Lajmi i mirë është se kakao lehtëson dhimbjen e kokës. Mos harroni, çokollata e zezë është më mirë.

Supë – Ju ndihmon mjaft për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, por pa aditivë.

Sallame – Sa më pak të jetë e mundur pasi përmbajnë nitrite dhe nitrate që rrisin rrezikun e dhimbjes së kokës.

Konsumoni djathë – Por me kushtin që të mos jetë i staxhionuar.

Evitoni pijet alkoolike – Ato rrisin fluksin e gjakut në tru dhe toksinat e alkoolit favorizojnë dhimbjen e kokës.

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top