Në fokus

September 13, 2018 | 11:51

Fëmijët që kanë lindur të dytët janë më rebel se të parët

Ekziston një ndryshim midis të parëlindurit dhe fëmijës së dytë, kjo gjë  është konstatuar nga një studim i kryer kohët e fundit. Sipas studimit të MIT Sloan School of Management në Boston – në Shtetet e Bashkuara – të lindurit e dytë janë më rebelë dhe të bezdisshëm sesa vëllezërit e tyre më të mëdhenj.

Dijetarët kanë hetuar për muaj me radhë sjelljen e mbi dy milionë vëllezërve të lindur në mes të viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë në dy realitete të dallueshme dhe të ndryshme, SHBA dhe Danimarkë. Ajo që u arrit në përfundim ishte se fëmijët e lindur të dytët kanë më shumë gjasa të kryejnë krime sesa të lindurit e parë.

Në analizë, studiuesit regjistrojnë moshën dhe origjinën e prindërve, statusin shoqëror, distancën kohore mes lindjeve, si dhe të dhënat mbi problemet me drejtësinë, mungesat dhe pezullimet në shkollë.

Në veçanti, nëse janë meshkuj, të dytët pezullohen më shpesh nga shkolla dhe kanë tendencë të kenë probleme me drejtësinë.

Sipas të dhënave të mbledhura fëmijët e lindur të dytët në familje kanë sjellje problematike nga 20 në 40 % më shumë se të parëlindurit. Por si është e mundur? Cili është shkaku për këtë ndryshim?

Sipas shkencëtarëve, shkaku kryesor është vetëm një: sasia e vëmendjes së dhënë nga prindërit tek fëmijët e tyre. Prindërit kanë tendencë që të jenë më tolerantë me fëmijën e dytë, për shkak se ata tashmë janë praktikuar me të parëlindurin. Kjo bën që fëmijët e lindur të dytët, dhe sidomos djemtë, të përfitojnë nga kjo gjë.

Është hera e parë që bëhet një studim që analizon karakteristikat e të lindurve të dytët. Deri tani janë analizuar vetëm karakteristikat e të parëlindurve. Rezultatet? Fëmijët e parë, sipas hulumtimeve të viteve të fundit, janë gjithnjë e më të zgjuar dhe më të pasur se sa vëllezërit e tyre më të vegjël.

Jo vetëm kaq, fëmija i parë është gjithnjë e më i pjekur dhe përgjegjës: me pak fjalë, një person shumë i besueshëm. Prandaj, rendi i lindjes përcakton personalitetin e secilit prej nesh.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / passionemamma.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top