FB

October 23, 2024 | 7:20

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija nuk dëshiron të shkojë në kopsht?

Zakonisht prindërit marrin më tepër këshilla në lidhje me ato gjëra që duhet të bëjnë ndërsa fëmija i tyre përgatitet për të shkuar në kopsht, pra nuk i kushtohet rëndësia e duhur atyre gjërave që nuk duhet të bëjnë.

1

5 gjërat që prindërit nuk duhet të bëjnë ndërsa fëmija shkon në kopsht:

  • Mos u fokusoni tek anët negative. Pra mos flisni me ta vetëm në lidhje me kohën që do të kaloni larg njëri-tjetrit, e cila do të jetë e shkurtër etj. I flisni atyre edhe për veprimtaritë e bukura që do të bëjë në kopsht bashkë me fëmijët e tjerë.
  • Mos flisni gjithë kohën për kopshtin me fëmijën. Ndërsa e lini atë të mësohet gradualisht me vendin e ri ku do të shkojë, kryeni lojëra të ndryshme me ta dhe i siguroni që i doni. Nëse do të flisni vetëm për kopshtin, nëse do të flisni vetëm për gjërat që ai do të mësojë atje etje, do të duket sikur jeni duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar ta bindi të shkojë.
  • Mos u përqendroni vetëm tek momenti kur do t’ju duhet të ikni pasi keni hyrë në kopsht. Mbani mend se edukatoret merren gjithmonë me fëmijë që kanë nevojë të përshtaten dhe do të dinë si të qetësojnë ankthin e fëmijës tuaj. E përshëndesni pa u dukur e shqetësuar në sytë e tij dhe largohuni.
  • Mos e krahasoni me fëmijët e tjerë. Ai fëmijë bën këtë gjë, fëmija im nuk e bën… mjaft më me këto krahasime, aq më tepër para fëmijës tuaj! E stimuloni fëmijën tuaj në mënyrën e duhur, por asnjëherë mos përmendni krahasime.
  • Mos bëni pyetje të përgjithshme të tipit “çfarë bëre sot në kopsht?” Do të ishte më mirë të specifikonit pyetjet tuaja si për shembull “çfarë loje luajtët sot në kopsht?”, “për çfarë gjërash qeshët sot në kopsht?”, “ cilat janë lodrat me të cilat t’i sot luajte në kopsht?”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top