Një sondazh i kohëve të fundit rreth e-maileve, ka zbuluar disa fakte mjaft interesante në lidhje me to, që do të ishte mirë t’i dinit. Nëse punoni në zyrë dhe e-maili është një mjet pune për ju atëherë hidhini një sy këtyre fakteve.
Shumica e njerëzve kalojnë një orë ose më pak në e-mail çdo ditë
‘’Përderisa e-maili duket se merr pjesën më të madh të ditës tuaj, del se kjo nuk është çështja për shumicën e punonjësve. Sipas sondazhit, 35 % e pjesëmarrësve thanë se kalojnë një orë ose më pak në e-mailin e tyre çdo ditë. Ndërsa 30 % tha se kalojnë një deri në dy orë. Vetëm 1.6 % e pranuan se kalojnë gjashtë ose më shumë orë në e-mail çdo ditë.
Shumicën e e-maileve që njerëzit dërgojnë nuk janë urgjente
Shumica e njerëzve nuk dërgojnë e-maile urgjente të cilat kanë nevojë për përgjigje të menjëhershme. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se më pak se 10 % e-maileve që ata marrin kërkojnë përgjigje të menjëhershme.
Kjo reflektohet edhe kur ata kërkojnë një nder. Pothuajse 1/3 e pjesëmarrësve të sondazhit thanë se 10 % ose më pak e e-maileve që ata pranojnë kërkojnë përgjigje. Ndërkohë që 23 % tha se më pak se 20 % e e-maile-ve që pranojnë kanë nevojë për përgjigje.
Pjesa më e madhe e njerëzve përgjigjen brenda një ore që nga leximi i një e-maili
Njerëzit mund të mos kalojnë shumë kohë në e-mailin e tyre, por kur përgjigjen, e bëjnë atë në një kohë të shpejtë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të anketuar thanë se përgjigjen brenda një ore të pranimit të një e-maili. Mirëpo, 26 % thanë se përgjigjen kurdo që është e përshtatshme për ta.
Njerëzit preferojnë të përdorin kompjuterët e tyre për të dërguar e-maile në vend të telefonit
Krijimi i një e-maili profesional në telefonin tuaj mund të jetë i vështirë, pra nuk është i çuditshëm fakti se shumica preferojnë të përdorin kompjuterin. 42 % e të anketuarve thanë se menaxhojnë 20 % ose më pak të e-maileve të tyre në telefonin e tyre. Mirëpo, 13 % e pranuan se iu përgjigjen 81 deri 100 % të e-maileve të tyre përmes telefonit.
Ju mund të dërgoni e-maile edhe në mbrëmje ose gjatë fundjavës
Shpesh, dërgimi i një e-maili të punës jashtë zyrës mund të duket i çuditshëm apo joprofesional. Mirëpo, kjo mund të jetë vetëm në kokën tuaj. Shumica e njerëzve (66 % ) thanë se nuk mendojnë se është joprofesionale të dërgojnë e-maile vonë në mbrëmje ose gjatë fundjavës.
Njerëzit dëshirojnë mesazhe cilësore, jo vetëm një përgjigje të shpejtë
Ndërkohë që prisni që dikush t’ju përgjigjet e-maileve tuaja mund të jetë pak stresuese, madje do të ishte dëshpëruese nëse do të pranonit një përgjigje e cila nuk do të ishte e dobishme. Shumica e pjesëmarrësve (63 %) thanë se preferojnë një përgjigje cilësore, edhe nëse do të thotë më shumë kohë për përgjigje, në vend të një përgjigje të shpejtë të padobishme.
Përgjigja e dikujt ndaj e-mailit është tregues i mirë i performancës së tij
Rezultoi se, njerëzit mund të përdorin protokollin tuaj të e-mailit për të gjykuar performancën tuaj në punë. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se përgjigja e dikujt ndaj e-mailit tregon mjaft mirë performancën e tij.
Burimi / scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.