Mund të mendoni shumë variante, të tipit, hatërmbetje, kapriço, ekonomia, inteligjenca e me radhë. Por jo.
Thonë se dashuria është e verbër, por sipas disa studimeve shkencore duket se nuk është gjithmonë kështu.
YouGov, kompani botërore kërkimesh online, anketoi gra dhe burra britanikë për të zbuluar se çfarë e shkatërronte një lidhje dashurore në çift.
Sipas këtij anketimi, shtatë nga dhjetë prej tyre thanë se do të ndjeheshin më jo-komod nëse partnerët e tyre do të përkujdeseshin më pak në të qenit “të pastër dhe të organizuar”.
Andaj, nëse ndjeheni në faj kur i hidhni çorapet e ndotura nëpër dhomë, ndoshta ky artikull do t’ju bëjë ta mendoni këtë dy herë.
Ndërkaq, nëse pastërtia nuk është punë e madhe për ju, atëherë mungesa e bisedës inteligjente mund të jetë tjetër faktor negativ në lidhje.
Burimi: yougov.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.