Editorial

March 5, 2018 | 8:53

Urdhri i ri i MAS-it: Ja kushtet që duhen plotësuar për t’u regjistruar në kopshte dhe shkolla…

Situata e krijuar javët e fundit në kopshte dhe në shkolla ka bërë që Ministria e Arsimit të hartojë një udhëzim të ri, në bazë të të cilit asnjë fëmijë nuk do të regjistrohet në kopsht dhe shkollë pa i kryer më parë të gjitha vaksinat. Ky është urdhri i ri i Ministrisë së Arsimit, pas alarmit të muajve të fundit me përhapjen e fruthit, për shkak të mosvaksinimit në kohë të fëmijëve.

Në urdhëresën e saj, MAS ka bërë disa ndryshime në dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar, duke e bërë vaksinimin kusht për t’u pranuar në kopshte e shkolla. E po ashtu, falë reformës së derregullimit, vihet re një reduktim i procedurës së nevojshme për regjistrim, ku raporti i vaksinimeve qëndron në listën e paktë të dokumenteve që duhen dorëzuar. Ndërsa regjistrimi për klasën e parë kushtëzohet nga vaksinimi dhe nga ndjekja e kopshtit.

URDHRI I RI

Për regjistrimet në kopsht nuk do të nevojitet më certifikata e lindjes, por vetëm vërtetimi i kryerjes së vaksinave.

“Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vetëm vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”, përcaktohet në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.

Ndërsa, pesë dokumentet e duhura për t’u regjistruar në klasën e parë, në urdhrin e ri reduktohet në vetëm dy të tilla. “Për regjistrimin fëmijës në klasën e parë paraqiten këto dokumente: vërtetim i vaksinimeve nga qendra shëndetësore dhe vërtetimi i ndjekjes së kopshtit sipas grupeve, i firmosur nga drejtoresha e kopshtit”.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top