Dëshmi

March 5, 2018 | 8:04

Këngëtarja italiane Ornella Vanoni në një rrëfim për jetën e saj: “Kam kaluar tre depresione”

E ftuar në emisionin Verissimo, këngëtarja e njohur italiane, Ornella Vanoni, ka folur për jetën e saj dhe sëmundjet që ka kaluar, në studion e Silvia Toffanin.

ornella-vanoni-2Kam vuajtur nga depresioni 3 herë”, kështu ka rrëfyer në mënyrë të sinqertë këngëtarja, duke treguar se si arriti ta luftojë këtë sëmundje të heshtur. “Herën e parë ia dola e vetme për mrekulli, më pas iu drejtova një mjeku i cili më ndihmoi shumë. Vuaja shumë nga ankthi dhe nuk flija. Depresioni është një sëmundje e keqe. Është si një pengesë, e cila e bën të pamundur të komunikosh dhe kështu nuk arrin as të japësh dhe as të marrësh ndjesi”. “Është si një ndjenjë braktisjeje totale, sepse ke braktisur veten, është një sëmundje që është nënvlerësuar edhe nga ata që janë përreth jush”, tha këngëtarja, e cila më pas shtoi:

Kur mendova se isha mirë, shkova te mjeku im për t’i kërkuar atij që t’i ndërprisja ilaçet kundër depresionit, por ai më këshilloi se duhej të vazhdoja t’i merrja”.

ornella-vanoni-943312

Gjatë intervistës në Verissimo, këngëtarja më pas foli për të kaluarën e saj, karrierën, dashuritë e saj, Strehlerin dhe Gino Paoli, për të cilët ajo është ‘lodhur së foluri”, por edhe për familjen e saj, nipërit e dashur dhe qenushen e vogël, e cila kohët e fundit është bërë zonjushe.

ornella-vanoni-foto-facebook-3

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top