Njerëzit shpesh e ngatërrojnë ‘disiplinën’ me ‘ndëshkimin fizik’ por këto janë shumë të ndryshme. Disiplina ka të bëjë me udhëzimin e fëmijëve dhe ndihmën që të mësojnë se çfarë pritet nga ata. Ata gradualisht mësojnë se si të kontrollojnë sjelljen e tyre. Ju nuk keni nevojë t’i dënoni fizikisht fëmijët për t’i mësuar ata. Ata mësojnë më mirë kur sjellja ‘e mirë’ inkurajohet dhe ndihen të mbrojtur dhe të sigurtë. Çështja kryesore është të kesh një marrëdhënie të ngushtë me fëmijën tënd, si dhe rregulla të qarta dhe pritshmëri realiste.
Çfarë është disiplina?
Për shumë prindër gjatë rritjes së tyre, disiplina shpesh nënkuptonte ndëshkimin. Mund të na bëjë ne të ndihemi të lënduar, të mërzitur dhe të trajtuar padrejtësisht.
Disiplina është në të vërtetë për udhëzime. Është një mënyrë për t’i mbajtur fëmijët të sigurtë kur arrijnë të kuptojnë botën. Ata kanë nevojë të mësojnë si t’i menaxhojnë ndjenjat, impulset dhe veprimet e tyre, në mënyrë që ata të mund të mësojnë dhe të kalojnë mirë me të tjerët.
Disiplina gjithashtu ka të bëjë me ndihmën e dhënë fëmijëve të mësojnë vlerat që janë të rëndësishme për familjen tuaj. Fëmijët mësojnë të bëjnë zgjedhje të mira sepse duan të bëjnë gjënë e duhur, jo vetëm për të shmangur dënimin. Kjo u mëson atyre vetëdisiplinimin.
Prindër të ngrohtë, por të fortë, që inkurajojnë sjelljen që dëshirojnë, është mënyra më e mirë për të udhëzuar fëmijët. Një qasje pozitive është më pak stresuese për fëmijët dhe e bën prindërimin më të këndshëm. Duhet durim, por ia vlen për kohën në afat të gjatë. Përdoret dashuri në vend të frikës për të mësuar aftësitë e jetës dhe përforcohet lidhja me fëmijën. Fëmijët mësojnë më mirë kur prindërit janë të ngrohtë, por të fortë. Kjo ndërton dëshirën e fortë të fëmijës për t’ju kënaqur ju.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.