FB

February 3, 2023 | 9:10

Çfarë është nomofobia dhe pse qëndrimi “i shkëputur” na frikëson kaq shumë?

Me ardhjen e teknologjisë, bota ka ndryshuar, në shumë raste për mirë, duke lehtësuar proceset, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke lehtësuar lidhjet midis njerëzve, por në disa raste duke hedhur themelet për krijimin e problemeve dhe sëmundjeve të reja.

Një nga këto është nomofobia, ose frika e shkëputjes nga rrjeti dhe teknologjia dhe në veçanti nga mundësia për të mos pasur qasje dhe për të mos u lidhur me telefonin tuaj.

NOMOFOBIA, ÇFARË ËSHTË AJO

Sipas studimit, u përcaktua se rreth 53% e britanikëve që e përdornin telefonin e tyre rregullisht, vuanin gjithashtu nga nivele të larta ankthi, nervoze dhe kapjeje kur ishte i fikur. Por edhe kur shkëputej nga paisja , nëse nuk kishte asnjë rreze dhe në rast humbjeje ose harxhimi të celularit.

Një gjendje e tendosur e krijuar nga frika e shkëputjes nga rrjeti dhe se, me tendencën gjithnjë e më të madhe për të sjellë jetën e dikujt në rrjetet sociale dhe për të krijuar lidhje, dhe situata virtuale dhe jo reale, po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe shqetësuese. Në veçanti për ato grupe moshash që lindin dhe jetojnë tashmë në gjendjen shpirtërore të lidhjes H24, domethënë adoleshentët dhe të rinjtë.

NOMOFOBIA: SIMPTOMAT

Nomofobia, është një fobi e vërtetë që mund të ndodhë si pasojë e një varësie ndaj smartphone-ve ose si një faktor i lidhur me një çrregullim ankthi para-ekzistues. Shpesh studimet e rasteve janë të vështira për t’u identifikuar, por që, në të dyja rastet, manifestohen me simptoma duke përfshirë:

NDRYSHIME NË FUNKSIONIMIN E FRYMËMARRJES

DJERSITJE TË TEPRUAR

ANKTHIN

AGJITACION

TAKIKARDI

ÇORIENTIM

DRIDHJE

SI TA RREGULLOJMË?

Një çrregullim që mund të ndikojë shumë në jetën e atyre që e dinë se vuan, por që mund të përpiqesh ta zbusësh dhe ta parandalosh duke adoptuar sjellje më të shëndetshme dhe më pak toksike ndaj smartphone-it dhe mënyrës së përdorimit të tij.

Ata që vuajnë nga nomofobia, për shembull, do të duhet të përpiqen të rivendosin kontaktin me realitetin, duke kërkuar ose duke u përfshirë në ndërveprime ndërpersonale tipike në jetën reale, duke parë njerëzit, duke folur me ta, duke i prekur dhe duke bashkëvepruar ballë për ballë me njerëzit.

Një tjetër sistem i dobishëm për të luftuar nomofobinë, atëherë, është përdorimi nga një terapist ekspert, i terapisë kognitive-të sjelljes, i aftë për të përforcuar subjektin  duke e zhbllokuar atë nga sjelljet toksike dhe obsesive ndaj smartphone ose pajisjeve dixhitale.

 

 

 

 

 

Përgatiti K.M / Burimi TheWom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top