FB

February 3, 2023 | 8:54

Rëndësia e punës angazhuese të institucioneve shtetërore arsimore në programe dhe financime për fëmijët me dhunti, talent dhe intuitë

Aktualisht shkollat po synojnë të përpunojnë programe për nxënësit me talente intelektuale (Horowitz dhe O’Brien, 1986). Fëmijët e talentuar sot po vihen përballë provash më të vështira si brenda ashtu edhe jashtë klase duke u përfshirë nga aktivitete të pasura që u mundësojnë atyre të zhvillojnë potencialin si fëmijët me talent. Me shtimin e studimeve për të talentuarit, shkollat do të aftësohen për të siguruar një arsim që synon të maksimalizojë kapacitetin intelektual të çdo nxënësi.

ilia-larti

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr. Ilia S. Larti

Për të ndihmuar, nxitur dhe motivuar nxënësit me dhunti dhe të talentuar, drejtoritë e shkollave dhe institucionet më të larta të arsimit, të përgatitin, të  zhvillojnë dhe realizojnë nëpërmjet mësuesve më të mirë dhe më me përvojë. Programe, sipas grup moshave, fushave dhe prirjeve me synim  plotësimin e nevojave individuale të nxënësve me dhunti dhe të talentuar. Mësuesit duhet tu krijojnë kushte dhe situata të tilla që nxënësit të shfaqin dhe të zhvillojnë dhuntitë dhe talentet e tyre. Kjo arrihet nëse atyre u krijohen mundësitë të punojnë me një përmbajtje më të thelluar dhe zgjeruar. Të zhvillojnë në mënyrë të vazhdueshme elemente specifikë të kompetencave kyçe (p.sh.: aftësitë e nivelit të lartë kognitiv të kompetencës të të menduarit) dhe specifike të fushës, të cilat fokusohen në çështjet kroskurrikulare. Të zgjerojnë mjediset dhe materialet e të nxënit brenda dhe jashtë shkollës.

d

Opsionet arsimore / Gjithëpërfshirja

Përdorimi i klasave ekzistuese me nivel të lartë i lejon opsionet e avancuara për nxënësit me dhunti;

Vendosja e avancuar dhe seksionet e nderit japin ofrojnë mënyra të përshtatshme për të gjithë nxënësit që shquhen të zgjerojnë të mësuarin e tyre.

Llojet e akselerimit

Pranimi i hershëm në kopsht;

Pranimi i hershëm në klasë të parë;

Kalimi i më shumë se një klase në vit;

Progres i vazhdueshëm;

Udhëzim i vetë rritmuar;

Përshpejtim lëndor-tematik/përshpejtim pjesor;

Klasa të kombinuara;

Ngjeshje mësimore përmes kurrikulës;

Kurrikula teleskopike;

Montorimi;

Programet ekstrakurrikulare;

Kurset me korrespondencë;

Diplomimi i hershëm;

Regjistrimi i dyfishtë;

Vendosja e avancuar;

Kredite nga provimet;

Përshpejtim në kolegj;

Hyrje e hershme në shkollë të mesme të ulët, në shkollë të mesme dhe në kolegj

 

Përshpejtimi shpejton arsimimin..!

Ai siguron një sfidë të përshtatshme, parandalon përsëritjen e viteve mësimore dhe redukton kohën e kërkuar për zotërimin e përmbajtjes kurrikulare.

Përfitimet shtesë përfshijnë:

Kërkimet vlerësojnë këtë qasje;

Nxënësit mund të përfundojnë kurrikulën arsimore tradicionale në një periudhë kohe më të shkurtër, dhe mund të jenë të aftë të mbarojnë shkollën e mesme disa vite më herët;

Përmbajtja akademike mund të zotërohet më shpejt, duke i lejuar nxënësit të mësojnë rreth një fushe më thellë;

Disa nxënës zhvillojnë më mirë vetë konceptet dhe qëndrime më pozitive rreth përmbajtjes së kursit dhe shkollës;

Nxënësit me dhunti nuk janë të ndarë nga shumë nxënës tipikë, sepse edhe pse nuk janë të vendosur me nxënës të së njëjtës moshë, ata janë duke marrë pjesë në programet e edukimit të përgjithshëm;

Kjo qasje është me kosto efektive: Shkollat kursejnë para sepse nuk kanë pse të punësojnë mësues specialë dhe të ofrojnë kurse speciale; familjet kursejnë kostot e shkollimit në kolegj sepse kolegji mund të përfundohet në një kohë më të shkurtër.

d1

Diferencimi dhe pasurimi i programeve mësimore (kurrikulës së diferencuar)

Mësuesit e edukimit të përgjithshëm mund t’i adresojnë nevojat unike të të mësuarit nxënësve të tyre me dhunti përmes kurrikulës së diferencuar (kurrikula e diferencuar arrihet në shumë mënyra si:

 -modifikimi i përmbajtjes së kurrikulës me standartebashkekohore,

 – krijimiimjedisit të favorshëm për të mësuar 

-dhënia e  udhëzimeve  tësaktadhesa mëmotivuese,

-modifikimi i përmbajtjes së kurrikulës me standartebashkekohore,

-krijimiimjedisit të favorshëm për të mësuar 

-dhënia e  udhëzimeve  tësaktadhesa mëmotivuese,

Programet e pasura ofrojnë mundësi speciale, shpesh jashtë standardit të ditës shkollore. (Shembuj të aktiviteteve pasuruese janë: projektet mësimore të pavarura, ekskursionet, programet e të shtunës, shkollat verore dhe kurse të tjera të shumëllojshme).

Këshilla për diferencimin e kurrikulës për nxënësit me dhunti

 

Nr. Detyra e edukimit të përgjithshëm Detyra e diferencuar
1 Diskutoni komplotin Krahasoni dhe ballafaqoni komplotin, vendosjen, karakteret, motivimin, temën dhe kulmin e “Perlës” me “Minj dhe burra”, dy novela të Steinbekut. Si do ta karakterizonit  stilin e autorit?
2 Carli investoi 10.000 dollarë në aksione në janar. Kur i shiti ato në dhjetor Cila do të ishte alternativa e zgjedhur nga ju?
3 Pretendoni sikur ju jeni një folës që ka studiuar Luftën e Dytë Botërore. Zgjidh një në vijim për të përfunduar, bazuar në rolin tuaj:

Shkruani një raport të lajmeve që përshkruan një ngjarje të rëndësishme në luftë;

Rikrijoni një ngjarje të rëndësishme dhe përshkruani sesi kjo ngjarje ishte kritike për rezultatet e luftës;

Hartoni një sprovë, bazuar në një ngjarje të rëndësishme

 

Duke përdorur  një mjet të zgjedhjes suaj (këngë,vallëzim, poster, prezantim me Power Point, Flowchart, etj) ilustroni shkakun dhe pasojën e marrëdhënieve në mes të ngjarjeve të përnjëhershme të Luftës së Dytë Botërore.

 

Perspektivat e të ardhmes / Teknologji: Zgjerimi i opsioneve

Të mësuarit online mbështet mundësitë për diferencimin dhe pasurimin duke dhënë akses për një informacion më të thellë në temat e interesit;

Të mësuarit në distancë mund të sigurojë përshpejtimin e mundësive që mund të jenë të pa disponueshem në shkollë apo rrethin e nxënësit.

Çështje për zgjidhje: Nisur nga konstatimet dhe rezultatet duhet nxitje që nxënësit të ushtrojnë  dhuntitë, talentet, idetë dhe krijimtarinë e tyre.

Programet aktuale në shumë shkolla nuk vlerësojnë krijimtarinë;

Si rezultat, shumë nxënës me dhunti janë të humbur

Të talentuarit e pa mbështetur dhe që nuk gjejnë veten mund të shfaqin:

Jo konformizëm: sfidim ndaj mësuesit/ impulsivitet/ indiferencë ndaj rregullave;

Vetëvlerësim të ulët ose të ndryshueshëm: Vetëvlerësim më të lartë në fushat me pikë të forta/vetëvlerësim të ulët në fushat me dobësi/ vështirësi me të jetuarin me pritshmërisë e të qenit me dhunti/të pafuqishëm për të mësuar;

Shmangie të sjelljeve: Humbje e përpjekjes, lodhur nga frika e të qenit mesatar ose i dështuar/ i varur/ lënë aktivitetet konkurruese përveç nëse ata perceptojnë se do jenë fitues/ armiqësorë/të mbyllur në aktivitete ku ata nuk janë më të mirët;

Rebelime: Fajësojnë mësuesit, prindërit, figurat autoritare për problemet/sjellje shmangiesh; p.sh nuk marrin përgjegjësi për arritjet e tyre në shkollë ose dështimin.

d2

Përvoja amerikane për mbështetjen e nxënësve me dhunti dhe të talentuar / Angazhimi jo i qëndrueshëm për nxënësit me dhunti

Mbështetja publike për programet speciale për fëmijët me dhunti është lëkundur. Për shkak të keqkuptimit të koncepteve të barazisë dhe drejtësisë sociale, fëmijët me dhunti shpesh nuk e arrijnë potencialin e tyre sepse programet e tyre arsimore nuk i plotësojnë nevojat e tyre;

Edukimi i fëmijëve me dhunti nuk është i përfshirë në ligjin për arsimin special. Nxënësit me dhunti shihen si burim i madh nacional.

Në vitin 1988, Kongresi amerikan kaloi një ligj që mbështet arsimimin e të talentuarve. Ligji parashikon dhënien e:

Grandeve shteteve dhe distrikteve për zbatimin dhe theksimin e programeve të edukimit për nxënësit me dhunti;

Grandeve për kolegjet, agjencitë shtetërore të edukimit dhe distriktet lokale për të zhvilluar dhe përhapur modele në shërbim të nxënësve me dhunti të papërfaqësuar;

Grandeve për Qendrën Nacionale të Kërkimit për dhuntitë dhe talentet, e cila jep informacion për praktikat e vlefshme për arsimin e atyre me dhunti.

Shtrirja e angazhimit dhe detyrimeve për fëmijët me dhunti dhe të talentuar

Kriteret e përkufizimit dhe identifikimit të çdo shteti përcakton përhapjen ose numrin e nxënësve që janë përzgjedhur për shërbimet ose programet e të talentuarve dhe atyre me dhunti;

Sa më kufizuese janë kriteret, aq më pak nxënës janë identifikuar dhe përfitojnë shërbime (përqindja e nxënësve me dhunti shkon deri në 6 % – nga KI 124-130 për shkencën dhe matematikën). Për talentet në krijimtari, aftësi artistike ose lidership nuk është i vlefshëm KI apo pikët e testit.

Organizimi i planeve të zhvillimit të shkollave duke pasur në vëmendje të veçantë përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës, si dhe  rritje vëmendje për punë të programuar me nxënësit e talentuar. 

Arsimimi i fëmijëve te talentuar është lehtësisht i zbatueshëm kur realizohet një kuadër i mirë partneriteti mes shkollës dhe grupeve të interesit dhe institucioneve arsimore. Si MAS,  drejtoritë arsimore, zyrat arsimore, drejtoritë e shkollave dhe përfshirja  e prindërve  duhet të përpiqen që të gjejnë rrugë nga më  të përshtatshmet për në përditshmërinë e shkollës, sepse edhe vetë ata përballen me pengesat dhe vështirësitë në pjesëmarrjen e plotë të fëmijëve me aftësi dhe talent të gjejnë  kushte, programe dhe mësues me nivel te larte profesional, vlera intelektuale qe ata te shpalosin idetë e tyre si nxënës te talentuar.

d3Lehtësimi i përfshirjes dhe pjesëmarrjes së prindërve në mbarëvajtjen e fëmijëve me talent në jetën shkollore. Realizohet në radhë të parë përmes mbështetjes dhe sensibilizimit mbi rëndësinë e rolit bashkëpunues të familjes. Planifikimi, organizimi, zhvillimi dhe realizimi i proceseve mësimore me nxënësit e talentuar. Të parashikohen nevojat e mësuesve për aftësim profesional. Nevojat për ngritje kapacitetesh drejtuese dhe manaxhuese. Nevojat për trajnime, për te motivuar dhe rritur interesin e nxënësve te talentuar, sipas prirjeve te tyre.

Sigurisht, me përparësi duhen shikuar dhe evidentuar prirjet ne lidhje me talentin. Duke ju siguruar mjete, istrumenta, aparatura dhe sidomos aparatura elektronike që ata të gjejnë hapësira për të rritur dijet e tyre teorike dhe për t`i bërë ato sa më të qëndrueshme. Si dhe për të krijuar shprehitë praktike të vetëdijshme, pra të zërë vend postulati “Mëso duke vepruar”.

Për të realizuar programet dhe objektivat me nxënësit e talentuar, pa tjetër që duhen edhe fonde, për të siguruar, sa kushte normale, por dhe për të bërë realitet projekt idetë e tyre. Këto fonde duhet t`i siguroje sa MAS, por dhe aktore të tjerë të interesuar, nga fusha e artit dhe kulturës, biznesmenëve tej. Shkolla në bashkëpunim me prindërit, në këtë drejtim, duhet të afrojë sa më shumë grupe të interesit dhe komunitetin lokal të biznesit, në mënyrë që të pasurojë burimet dhe mekanizmat për përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës.

Përfshirja dhe angazhimi  për përgatitjen dhe zhvillimin e planeve mësimore (kurrikulave) dhe masave organizative nga ana shkollës kërkohet që:

-Të vlerësojë situatën aktuale brenda shkollës për cilësinë e realizimit të arsimimit te fëmijëve me talent

-Të identifikojë pikat e forta dhe të dobëta të zbatimit të planeve organizative të zhvillimit te shkollës sa i takon arsimit të talentuarve.

-Të identifikojë cilat janë pengesat në procesin e pjesëmarrjes, përfshirjes dhe mësimnxënies së nxënësve me talent dhe të sugjerojë realizimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit në këtë drejtim si: organizimi i mbështetjes së këtyre fëmijëve përmes planeve edukative individuale, metodat e përshtatshme pedagogjike, shërbimi lehtësues psiko-social dhe aktivitete kulturoro-sportive si brenda dhe jashtë shkollës, etj.

-Të identifikojë dhe shfrytëzojë burime dhe kapacitete ekzistuese në nivel lokal, për shembull: ngritja e fondeve për vetë-menaxhimin, burime profesionale vullnetare që mund të mbështesin dhe lehtësojnë arsimimin e fëmijëve me talent. Nxitja e praktikave dhe vlerave pozitive për te qene te talentuarit aktive e te motivuar përmes organizatave lokale, medieve lokale, etj.

-Të vendosë dhe të sigurojë dokumentimin e saktë të çdo faze të procesit të realizimit të arsimimit dhe ecurisë te nxënësve te talentuar.

-Drejtuesit e shkollës dhe stafi i mësuesve kanë nevojë për trajnimet dhe përgatitjen e duhur në mënyrë që të jenë efikase në ushtrimin e përgjegjësive dhe detyrave të nevojshme për te drejtuar proceset mësimore me nxënësit e talentuar. Trajnimet për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësuesve dhe aftësive drejtuese dhe menaxheriale të drejtuesve të shkollës duhet të jenë të vazhdueshme dhe pikë së pari të fillojnë në DAR dhe ZA dhe më tej mund të pasurohen me mbështetjen e qendrave burimore, aty ku fillimisht do të ngrihen dhe funksionojnë si të tilla. Nëse është e mundshme, përfshirja e prindërve në këto trajnime, është e rëndësishme sepse prindërit mund të ofrojnë pikëpamjet e tyre dhe njëkohësisht të marrin njohuritë e duhura për  arsimimin e nxënësve te talentuar.

 

Përfundime

Për të ndihmuar, nxitur dhe motivuar nxënësit me dhunti dhe të talentuar, drejtoritë e shkollave dhe institucionet më të larta të arsimit, të përgatitin, të  zhvillojnë dhe realizojnë nëpërmjet mësuesve më të mirë dhe më me përvojë programe, sipas grup moshave, fushave dhe prirjeve me synim  plotësimin e nevojave individuale të nxënësve me dhunti dhe të talentuar.

Mësuesit duhet t’u krijojnë kushte dhe situata të tilla që nxënësit të shfaqin dhe të zhvillojnë dhuntitë dhe talentet e tyre. Kjo arrihet nëse atyre u krijohen mundësitë të punojnë me një përmbajtje më të thelluar dhe zgjeruar, të zhvillojnë në mënyrë të vazhdueshme elemente specifikë të kompetencave kyçe (p.sh.: aftësitë e nivelit të lartë kognitiv të kompetencës të të menduarit) dhe specifike të fushës, të cilat fokusohen në çështjet kroskurrikulare, të zgjerojnë mjediset dhe materialet e të nxënit brenda dhe jashtë shkollës.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top