Në këtë kategori emërtohen të gjitha ushqimet, të cilat përmbajnë një raport shumë të lartë në vlera ushqyese.
Por duhet të kuptojmë që jo gjithmonë këto veti i kanë ushqimet e importuara!
Cilat janë “superushqimet” në Shqipëri në ketë stinë dhe pa diskutim do ju udhëzoja t’i përdornit?
– Shega, ngjyra e saj e fortë na tregon praninë e antioksiduesve të fortë, siç janë taninat, vitamina C, E etj,
– Hidet, janë të barazvlefshme me frutat e thata cranberries, madje duke i konsumuar hidet e freskëta përfitojmë edhe më tepër antioksidues.
– Çaj i malit: është gjithashtu një burmi shumë i mirë në polifenole dhe ka veti antiiflamatore, antisteptike. Forma më e mirë për ta konsumuar është me 1 lugë mjalt me lëng portokalli ose limoni.
– Brokoli : mjafton 1 minutë të zihet në ujë të valuar për ta dizifektuar nga ngarkesa bakteriale që mund të ketë në brendësi të tij, por dhe të vazhdoj të ketë vlerat e tij ushqyese.
– Hurmat: ngjyra dhe formë portokalli na paralajmëron për praninë e provitaminës a, vitaminën E, vitaminat C, të cilat njihen për fuqinë antioksiduese të cilat padyshim luajnë një rol të rëndësishem në sistemin imunitar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.