Mirëqenie

October 11, 2017 | 12:38

Çfarë janë “superushqimet”?

Në këtë kategori emërtohen të gjitha ushqimet, të cilat përmbajnë një raport shumë të lartë në vlera ushqyese.

Viktoria Naço Dietologe

Viktoria Naço
Dietologe

Por duhet të kuptojmë që jo gjithmonë këto veti i kanë ushqimet e importuara! 

Cilat janë “superushqimet” në Shqipëri në ketë stinë dhe pa diskutim do ju udhëzoja t’i përdornit?

– Shega, ngjyra e saj e fortë na tregon praninë e antioksiduesve të fortë, siç janë taninat, vitamina C, E etj, 

Fotografia e Viktoria Naco

– Hidet, janë të barazvlefshme me frutat e thata cranberries, madje duke i konsumuar hidet e freskëta përfitojmë edhe më tepër antioksidues.

Fotografia e Viktoria Naco

– Çaj i malit: është gjithashtu një burmi shumë i mirë në polifenole dhe ka veti antiiflamatore, antisteptike. Forma më e mirë për ta konsumuar është me 1 lugë mjalt me lëng portokalli ose limoni.

Fotografia e Viktoria Naco

– Brokoli : mjafton 1 minutë të zihet në ujë të valuar për ta dizifektuar nga ngarkesa bakteriale që mund të ketë në brendësi të tij, por dhe të vazhdoj të ketë vlerat e tij ushqyese.Fotografia e Viktoria Naco

 

– Hurmat: ngjyra dhe formë portokalli na paralajmëron për praninë e provitaminës a, vitaminën E, vitaminat C, të cilat njihen për fuqinë antioksiduese të cilat padyshim luajnë një rol të rëndësishem në sistemin imunitar.

Fotografia e Viktoria Naco

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com