Posta

October 12, 2017 | 9:17

POSTA/ Të jesh vetvetja?

1

E dashur psikologe! Shpeshherë dëgjojmë të flitet për faktin që “njerëzit duhet të jenë vetvetja!”. Shfletoj artikuj, lexoj në internet, dëgjoj të flitet në debate televizive mbi këtë temë dhe personalisht ndihem i paqartë se ç’do të thotë dhe se si mundet një njeri të jetë vetvetja… Si duhet të veprojmë, që të jemi sa më shumë vetvetja?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Shumë interesante! Nuk më rastis shpesh të më bëjnë pyetje me natyrë filozofike. Të falënderoj! Gjykimet më hipokrite që njeriu duket se bën janë mbi sinqeritetin, të qenit vetvetja, mbi ndershmërinë, moralin etj. Në fakt, ju keni të drejtë të ndiheni konfuz dhe i paqartë në deklaratën “njerëzit duhet të jenë vetvetja”. E fundja, çfarë do të thotë të jesh vetvetja? VETJA në veten e saj ka lidhje me origjinalitetin që gjithsecili nga ne mbart. Pra, të qenit unik në atë çka e mbartim që nga lindja, dhe kjo na bën të ekzistojmë në llojin e së vetmes VETE në këtë tokë. Por, ndodh që pjesën më të madhe të VETES njeriu e mbledh si ortek në rrugës e gjatë të të mësuarit nëpërmjet modeleve ambientale që i ofrohen. A jemi ne prapë VETJA mbas kësaj?

Unë them që po, se sërish, ne, atë që mësojmë e shprehim unikisht në veprimet tona. Informacionet që marrim nga ambienti, i përpunojmë unikisht në mendjet tona dhe i përdorim unikisht me “tjetrin” në raportet sociale që ndërtojmë. Po kur VETJA e humbet qëllimin, misionin e saj? Vetëm atëherë kur gjykon misionin e një VETE tjetër. Vetëm atëherë kur nuk ju duket VETJA juaj e “Bukur”. Vetëm atëherë kur VETJA kërkon të arratiset nga liria e saj, në skllavërinë e një VETE që nuk është e saj. Nuk e di nëse kjo është e qartë për ju. Shpresoj t’i kem dhënë një përgjigje pyetjes suaj. Unë mendoj se ju në këtë letër i referoheshit pikërisht skllavërimit që postulate si këto marrin kur fokusohen në gjykimin e përligjur mes nesh. Po, ne jemi hipokritë nëse mendojmë se jemi plotësisht vetvetja, plotësisht të ndershëm, plotësisht të sinqertë, plotësisht të moralshëm, etj. Ne jemi vetvetja kur pranojmë që jemi jo plotësisht vetvetja, nganjëherë jo të ndershëm, shpeshherë jo të sinqertë, ndodh të jemi edhe të pamoralshëm, dhe kjo na bën të jemi “NJERËZORË”.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com