Ulcerat peptike janë plagë që zhvillohen në brendësi të stomakut, ezofagut të poshtëm apo zorrëve. Ato formohen zakonisht si rezultat i një inflamacioni të shkaktuar nga bacteria H. pylori, si dhe nga gërryerja e acideve të stomakut. Ulcerat peptike janë një problem i shpeshtë shëndetësor.
Ekzistojnë 3 lloje të ulcerës peptike:
- Ulcerat gastrike – ulcera që zhvillohen në brendësi të stomakut.
- Ulcerat ezofageale – ulcera që zhvillohen në brendësi të ezofagut.
- Ulcerat duodenale – ulcera që zhvillohen në seksionin e sipërm të zorrëve, të quajtur duodenum.
Çfarë i shkakton ulcerat peptike?
Dëmtimin e veshjes (mukozës) së stomakut, ezofagut dhe duodenit mund ta shkaktojnë faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen:
Helikobakter pylori (H. Pylori), një lloj bakteri që mund të shkaktojë një infeksion në stomak dhe inflamacion.
Përdorimi i shpeshtë i aspirinës, ibuprofenit dhe ilaçeve të tjera anti – inflamatore. Risku i lidhur me këtë sjellje është më i lartë tek femrat dhe personat mbi moshën 60 vjeç.
- Duhanpirja
- Konsumimi i tepërt i alkoolit
- Radioterapia
- Kanceri i stomakut
- Simptomat e ulcerës peptike
Simptoma më e zakonshme e ulcerës peptike është një dhimbje abdominale djegëse që përhapet nga kërthiza deri në kraharor, që mund të variojë nga e lehtë, në dhimbje shumë të rëndë. Në disa raste, dhimbja mund t’ju zgjojë gjatë natës. Ulcerat e vogla peptike mund të mos shfaqin simptoma në fazat e hershme.
Shenja të tjera të zakonshme të ulcerës peptike përfshijnë:
- Ndryshime në oreks
- Të përziera
- Të vjella
- Dhimbje gjoksi
- Probleme me tretjen
- Jashtëqitje të errët ose të gjakosur
- Humbje të pashpjegueshme peshe
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.